Kolla është mekanizmi më efikas i trupit për të nxjerrë çdo substancë që futet në mushkëri dhe acaron rrugët e frymëmarrjes.
Megjithatë, nëse ajo është e vazhdueshme dhe duket sikur nuk ka të sosur, mund të sinjalizojë një problem më serioz.
Në disa raste, kollitja e vazhdueshme mund të shkaktohet nga azma ose nga problem me mushkëritë.
Por pavarësisht këtyre sëmundjeve, kollitja minimializohet kur inflamacioni në mushkëri mbahet nën kontroll.
Ekspertët thonë se edhe nëse njerëzit diagnostikohen me azmë apo bronisht dhe kolla nuk eliminohet atëherë duhet të kryeni analizat për të parë shëndetin e zemrës.
Simptomat ndaj të cilave duhet të tregoni kujdes
Dështimi i zemrës nënkupton që muskuli i zemrës nuk pompon mjaftueshëm gjak për të plotësuar nevojat e zemrës.
Kjo shkakton akumulimin e lëngjeve jashtë enëve të gjakut në mushkëri, një problem që në termat mjekësorë njihet si edema pulmonare.
Këtu futet në punë mekanizmi i kollës, falë së cilës trupi përpiqet të eliminojë këto lëngje të tepërta.
Në këto raste, kolla zakonisht shoqërohet me marrjen e frymës që vështirëson edhe kryerjen e aktiviteteve më të lehta ditore.
Për shembull, njerëzit e prekur nga ky problem e kanë të vështirë edhe të shtrihen pa i’u marrë fryma.
Kur njerëzit diagnostikohen me probleme të tilla me zemrën dhe nisin trajtimin specifik, atëherë kolla zhduket.
Kurat më të mira natyrale kundër kollës
Pas marrjes së medikamenteve përkatëse, ju mund të shfrytëzoni disa kura natyrale që zbusin rrugët e frymëmarrjes të acaruara nga kolla.
Një prej këtyre kurave është mjalti i cili zbut dhe ushqen rrugët e frymëmarrjes dhe frenon kollën.
Mjaltin mund ta kombinoni me shumë çajra bimore dhe t’i pini dy herë në ditë.
Xhenxhefili është një kurë natyrale që lehtëson kollën e thatë apo atë azmatike.
Xhenxhefili lufton inflamacionin dhe largon të përzierat.
Shurupet e kollës me trumzë lehtësojnë kollën e bronshitit, sepse trumza është shumë e pasur me antioksidantë.
Ju mund të shfrytëzoni mirësinë e trumzës edhe duke e pirë si ccaj dhe duke e pirë rregullisht./AgroWeb.org