1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Çfarë po bënë ti për botën?

Më të lexuarat

Të gjithëve neve na kujtohet kampanja e janarit, ku dy të rinj kishin sulmuar redaksinë e revistës Charlie Hebdo dhe kishin vrarë 12 veta, në mesin e tyre edhe karikaturistin e karikaturave të Profetit Muhamed. Të gjitha mediat ishin të pushtuar me pamjen e tyre dhe rrjetet sociale vlonin me hashtagun #JeSuisCharlie.
Sot, 8 muaj pas, kur fotografia e Aylanit, fëmijës 3 vjeçar nga Siria, të cilin dallgët e kanë sjellë në brigjet e Turqisë, pamje e rëndë dhe e cila me të vërtet prek çdo njeri, që ka mbetur në të pak njerëzim kalon në heshtjen e shumë figurave me rëndësi në çështjen e paqes botërore. Jam i bindur se e gjitha bota e ka parë, por ajo që mungon është solidarizimi me të dhe dhënia e mundit në maksimum për ndihmë. Pamja e tillë me gjithë se është e rëndë, çdo njeriu duhet ti shkojë në mendje: Çka nëse ai është fëmija im?
Duhet të na fusë në mendime, se vallë çfarë po bëjmë o njerëz për këtë planet? Çfarë ka rëndësi për neve këtu? Harmonia e njerëzve apo pasuria e njerëzve? Çfarë është dallimi i një fëmijë i cili quhet Abdullah dhe një fëmije që quhet Robert? Çfarë është dallimi mes atij që jeton në Lindje dhe atij që jeton në Perëndim?
O njerëz, para se të jemi evropian, perëndimor, amerikan, sirian, intelektualë, e shumë çka tjetër, ne jemi fillimisht njerëz, kemi mish, kemi gjak dhe kemi shpirt. Njerëz, o ju që vetes i thoni njerëz, ne jemi njerëz, e njeriu nuk është robot e as kafshë.
Deri kur o njeri, do të shohim kësi pamje? E kam një pyetje të sinqertë, që ti vet i përgjigjesh vetes: Çfarë po bënë për të bërë botën për një vend më të mirë dhe më të sigurt?/KohaIslame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit