1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Çfarë ndodh me Golfin 8 gjatë aksidentit (Video)

Më të lexuarat

Brezi i ri i Volkswagen Gold mori një maksimum prej pesë yjeve në testin e sigurisë EuroNCAP.
Rezultatet treguan se kabina e Golfit mbeti e qëndrueshme në përplasjen frontale.

Sidoqoftë, si në rastin e Sharan, dera e pasme është hapur, duke paraqitur rrezik që pasagjerët të bien nga automjeti.

Sekretari i Përgjithshëm i Euro NCAP, Mihel van Ratingen tha se çështjet e hapjes së dyerve janë një gjë e rrallë sot, kështu që është e rëndësishme që VW të gjejë shkakun.

E pajisur me një sistem autonom frenimi urgjence (AEB) si pajisje standarde, Golf ka arritur rezultate të larta sigurie në segmente të tjera.

Përveç perlës së Volkswagen, pesë yje iu dha gjithashtu Audi Q8, Ford Puma, MG HS dhe Nissan Juke e re.

‘Fëmijët’ e VAG Group – VW Up, Skoda Citigo dhe Seat Mii kanë humbur dy nga pesë yjet e tyre nga testimi i mëparshëm pasi sistemi AEB është pjesë e aksesorëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit