3.4 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Çfarë mësime lidershipi mund të mësojmë nga një gjeneral?

Më të lexuarat

Shkruar në LinkedIn nga Edlira Gjoni

“Ai ishte armik pa urrejtje, vetëmohues, udhëheqës mermeri. Një Çezar, pa ambicjen e tij; Frederick, pa tiraninë e tij, Napoleon, pa egoizmin e tij dhe Washington, pa shpërblimin e tij.” – B.H.Hil.

Disa mësime intriguese nga Robert E. Lee, gjeneral i Luftës Civile:

a) Mos i besoni dikujt që të kontrollojë të tjerët, nëse ai nuk mund të kontrollojë veten e tij.
b) Jini të sinqertë! Sinqeriteti është burimi i ndershmërisë dhe i guximit.
c) Asnjëherë mos jetoni, veproni ose thoni diçka në kurriz të dikujt tjetër. Kjo nuk është thjesht një çështje parimi, por është rruga e duhur për paqen dhe nderin.
d) Emri i djallit është dështimi.
e) Guximi mbahet mend.

Më poshtë janë disa mësime të mrekullueshme për lidershipin nga Lee.

Rëndësia e ambicies: “Është në dorën tuaj që të vendosni fatin tuaj, të lirë dhe pa kufizime.”

Kuptoni se çfarë keni kundër: “Duhet të jemi në gatishmëri, ose do të mashtrohemi”

Besimi në vetvete dhe pasojat: “Pa marrë parasysh se cila mund të jetë aftësia e oficerit, nëse ai humb besimin e trupave të tij, shkatërrimi do të vijë herët ose vonë.”

Gjithmonë mbarojeni atë që pritet prej jush: “Detyra … është fjala më sublime në gjuhën tonë. Bëni detyrën tuaj në të gjitha gjërat. Kurrë nuk duhet të dëshironi të bëni më pak.”

Bëni plane afatgjata: “Ekzistenca e njerëzimit është kaq e gjatë, krahasuar me atë të individit, por ne shohim vetëm këtë të fundit dhe dekurajohemi. Është pikërisht historia ajo që na mëson të shpresojmë.”

Prisni që të dështoni ndonjëherë: “Ne duhet të presim ndryshime, madje edhe humbje. Duhet të mësojmë diturinë dhe maturinë, për të thirrur energji më të mëdha dhe të parandalojmë rënien tonë në katastrofa edhe më të mëdha.”

Integriteti mbi gjithçka tjetër: “Unë mendoj se është më mirë të bëjmë atë që është e drejtë, edhe nëse vuajmë, sesa të përjetojmë poshtërimin e ndërgjejes dhe pasardhësve tanë.”

Punësoni njerëzit e duhur, pastaj frymëzojini ata të shkojnë drejt madhështisë: “Ju duhet të frymëzoni dhe të udhëhiqni trupat tuaj … ushtria juaj do të ishte e pamposhtur nëse mund të organizohej mirë dhe të shërbente si duhej.

Jini zemërbardhë në garë. Çdo gjë më pak ushqen përbuzje: “Zonja, mos i nxisni fëmijët tuaj që të urrejnë Shtetet e Bashkuara, kujtohuni që ne e formojmë vendin tonë. Harrojini të gjitha këto armiqësi dhe bëjini bijtë tuaj amerikanë.” – Lee në një letër për një vejushë pas luftës.

Besnikëria krijon besnikëri: “Lee ishte një fenomen … i vetmi njeri që unë do të ndiqja me sy mbyllur” – Gjeneral Thomas “Stonewall” Jackson.

Shpërblimi i disiplinës tek vartësit: “Në rekomandimin e zyrtarëve për promovim, gjithmonë, kur kualifikimet e tjera janë të barabarta, jepini përparësi atyre që tregojnë vlerësimin më të lartë të rëndësisë së disiplinës dhe tregojnë vëmendjen më të madhe ndaj kërkesave të tij.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit