-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Çfarë mesazhi i dërgon Gylenit, Erdogani

Më të lexuarat

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan thuhet se i pyeti gazetarët se përse udhëheqësi fetar Fethullah Gylen nuk i emërton njerëzit kundër të cilëve ai është lutur haptas për mallkim të Zotit.

Përderisa operacionet anti-ryshfet të javës së kaluar në Stamboll, ku u pa arrestimi i dhjetëra biznismenëve, burokratëve dhe bij të ministrave, vazhdon të rrëmbejë tituj në Turqi, kryeministri turk Erdogan ka shkuar në Pakistan për një vizitë diplomatike.
Megjithatë, sipas raporteve, Erdogan nuk ishte në gjendje që t’iu shpëtoj pyetjeve të gazetarëve që e shoqëruan atë. Mahmut Ovur nga gazeta Sabah e Turqisë tha se menjëherë pasi avioni filloi fluturimin Erdogan u ngrit dhe përshëndeti njerëzit që e shoqëronin atë. Pas përshëndetjes së korrespodentit të gazetës Zaman, Mustafa Unal, një diskutim interesant u zhvillua në mes tyre që tërhoqi vëmendjen e të gjithë atyre që ishin në bord.
Duke iu referuar mallkimit të shqiptuar nga lideri fetar Fethullah Gylen, që dyshohet të jetë pas bastisjeve të policies dhe që mendohet se me këtë janë synuar aleatët e qeverisë, Erdogan thuhet se pyeti pse Gyleni, lëvizja e të cilit ka në pronësi gazetën Zaman, nuk i emërton njerëzit ndaj të cilëve ai u lut për mallkim të Zotit.
Abdulkadir Selvi i gazetës Yeni Safak e Turqisë gjithashtu pohoi se Erdogan tha: “ Mos u shqetësoni, ne do të fitojmë,” duke shtuar “ Gjëra të tilla si kjo kanë ndodhur edhe një apo dy herë më parë, por rezultati përfundimtar ishte mirë. Me vullnetin e Zotit, edhe rezultati përfundimtar i tërë kësaj do të jetë i mirë.”/mesazhi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit