2.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Çfarë kuptimi kanë shenjat në etiketat e rrobave

Më të lexuarat

Me siguri shumë herë jeni pyetur se çfarë kuptimi kanë të gjitha ato shenja në etiketat e rrobave. Më poshtë ju sjellim shpjegimin e kuptimit të këtyre shenjave. Ne ju rekomandojmë që t’u përmbaheni udhëzimeve në etiketat e rrobave në të gjitha rastet, sepse në atë mënyrë ju do të ruani rrobat nga humbja e ngjyrës, elasticitetit, formës si dhe do t’i shtoni jetëgjatësinë atyre.

 

Larja

larja1 Nuk bën të lahet

Rrobat me këtë shenjë nuk guxojnë të lahen. Ndoshta nuk guxojnë që të trajtohen me ujë, apo për shkak të madhësisë së tyre nuk mund që të lahen në rrobalarësen standarde.

larja2 Larje me dorë

Të lahen me dorë në temperaturë të ujit ndërmjet 30°C dhe 40°C, në varësi të llojit të rrobës që lani. Para se të lani, detergjentin e lëngët treteni në një sasi më të madhe të ujit. Lerini rrobat të notojnë në tretësirën e krijuar dhe përzieni me kujdes. Mos i fërkoni, tërhiqni apo shtrydhni. Pastaj i shpërlani mirë, me kujdes i largoni tepricën e ujit dhe i ktheni në formën fillestare. Pjesët e ndieshme dhe me ngjyrë shpërlajini sa më parë dhe mos i leni të lagura.

larja3Larja e rrobave në 30°C

Programi i larjes, për shembull për rroba të mbyllura nga pambuku, poliesteri, materiali i përzier, etj. Të zgjidhet programi përkatës i larjes

larja4 Larja e rrobave me ngjyrë në 40°C
Cikli i larjes, për shembull për rroba të mbyllyra nga pambukum poliesteri, materiali i përzier etj.

larja5 Larja e rrobave me ngjyrë në 60°C
Rrobat me ngjyrë të cilat nuk guxojnë të lahen në temperatura të larta, e të cilat mund të jenë të përbëra nga pambuku, poliesteri apo materiali i përzier.

larja6 Zierja e rrobave
Rrobat sikurse ato nga pambuku, rrobat e bardha si dhe rrobat të përshtatshme për t’u zier, rrobat me ngjyrë apo rrobat me njolla. Mbusheni kazanin deri në fund. Të zgjedhet programi që i përgjigjet kësaj larjeje (cikli i larjes normale). Të zgjedhet opsioni i paralarjes për njolla të forta.

larja7 Larje e butë në 30°C
Për rroba nga modali, viskoza, poliakrili, poliesteri apo poliamidi. Të zvogëlohet sasia e rrobave në kazan. Të zgjidhet programi i përshtatshëm. Të mos thahen në centrifugë apo i centrifugoni vetëm shkurtë që të mos vie deri tëk rrudhja e rrobave.

larja8 Larje e butë në 40°C
Rroba me material delikat, si psh. modali, viskoza, fije sintetike (poliakril, poliester dhe poliamid). Të zvogëlohet sasia e rrobave në kazan. Të zgjidhet programi i përshtatshëm i larjes. Të zgjidhet paralarje nëse rrobat janë shumë të përlyera. Të mos thahen në centrifugë, apo i centrifugoni vetëm shkurtë që të mos vie deri tëk rrudhja e rrobave.

larja9 Larje e butë në 60°C
Larja e rrobave me ngjyrë përmes funksionit për mirëmbatje të lehtë: të zvogëlohet sasia e rrobave dhe kazani të mbushet deri në dy të tretën e kapacitetit. Të zgjidhet programi i përshtatshëm i larjes (larje me kujdes). Të zgjidhet paralarje nëse rrobat janë shumë të përlyera. Të mos thahen në centrifugë, apo i centrifugoni vetëm shkurtë që të mos vie deri tëk rrudhja e rrobave.

larja10 Larje jashtëzakonisht e butë në 30°C
Larje jashtëzakonisht e butë në temperaturën maksimale prej 30°C. Të zvogëlohet dukshëm sasia e rrobave në kazan

larja11 Larje jashtëzakonisht e butë në 40°C
Për rroba nga leshi, të cilat mund të lahen në rrobalarëse. Ky cikël i larjes siguron një ndikim mekanik dukshëm më të ulët. Të zvogëlohet dukshëm sasia e rrobave në kazan. Të zgjedhet programi i përshtatshëm i larjes.

Hekurosja dhe tharja

hekurosja1Të mos hekuroset
me rastin e hekurosjes mund të vijë deri tek ndryshimi i parregullt i rrobave.

hekurosja2 Të hekuroset në temperaturë maksimale prej 110°C
Kjo temperaturë i përshtatet materialeve nga poliakrili, poliamidi (najloni), acetati. Nëse është e nevojshme, pjesët e shkëlqyera apo pjesët e ndieshme në shtypje të hekurosen përmes një lecke mbrojtëse për hekurosje, apo i hekurosni të kthyera nga brenda. Hekuri me avull të përdoret me kujdes (me rregulla nuk guxon që të përdoret avulli). Shmangni shtrembërimin e rrobave gjatë hekurosjes.

hekurosja3 Të hekuroset në temperaturë maksimale prej 150°C
Kjo temperaturë i përshtatet materialeve nga leshi/mëndafshi/poliesteri/viskoza. Të hekurosen përmes një lecke të lagur. Mundet që të përdoret hekuri me avull. Të mos shtypet shumë. Shmangni shtrembërimin e rrobave gjatë hekurosjes.

hekurosja4 Të hekuroset në temperaturë maksimale prej 200°C
Kjo temperaturë i përshtatet materialeve pamuk dhe lan. Të hekurosen deri sa janë të njoma. pjesët e shkëlqyera apo pjesët e ndieshme në shtypje të hekurosen përmes një lecke mbrojtëse për hekurosje, apo i hekurosni të kthyera nga brenda. Mund të përdoret hekuri me avull.

hekurosja5 Të mos thahen në rrobatharëse
Rrobat nuk guxojnë të thahen në rrobatharëse

hekurosja6 Veprim i butë i tharjes
Të kihet kujdes gjatë tharjes në rrobatharëse. Të zgjedhet programi i butë me veprim të zvogëluar termik.

hekurosja7 Veprim normal i tharrjes
Lejohet tharja e në rrobatharëse edhe pa ndonjë kufizim.

 

Pastrimi kimik

pastrimikimik1 Pa pastrim kimik
Pastrimi kimik profesional nuk është i lejuar – Të mos -përdoren largues të njollave bë bëzë të tretësve.

pastrimikimik2 Pa pastrim të lagur
Pa pastrim të lagur.

pastrimikimik3 Pastrim profesional kimik me perkloroetilen dhe hidrokarbone (benzina të forta)
– Veprim normal i pastrimit pa kufizime – Me disa kufizime të caktuara mund të shfrytëzohet edhe larguesi normal i njollave në bazë të tretësve. Rekomandohet që produkti më parë të provohet në ndonjë pjesë të fshehur të rrobave.
pastrimikimik4 Pastrim profesional kimik me hidrokarbone (benzina të forta):
– Veprim i butë i larjes me kufizim të rreptë të nivelit të lagështisë dhe/apo ndikimit mekanik dhe/apo temperaturës. Nuk guxon që të përdoren largues të thjestë të njollave në bazë të tretësve.

pastrimikimik5 Vetëm pastrim të lagësht profesional
Vetëm pastrim të lagësht profesional.

pastrimikimik6 Pastrim profesional kimik me perkloroetilen dhe hidrokarbone (benzina të forta):
– Veprim i butë i larjes me kufizim të rreptë të nivelit të lagështisë dhe/apo ndikimit mekanik dhe/apo temperaturës. Me disa kufizime të caktuara mund të shfrytëzohet edhe larguesi normal i njollave në bazë të tretësve. Rekomandohet që produkti më parë të provohet në ndonjë pjesë të fshehur të rrobave.

pastrimikimik7 Pastrim profesional kimik me perkloroetilen dhe hidrokarbone (benzina të forta)
– Veprim normal i pastrimit pa kufizime – Me disa kufizime të caktuara mund të shfrytëzohet edhe larguesi normal i njollave në bazë të tretësve. Rekomandohet që produkti më parë të provohet në ndonjë pjesë të fshehur të rrobave.

pastrimikimik8 Pastrim i lagësht profesional
Pastrim i lagësht profesional – proces i butë.

Zbardhimi

zbardhues1 Të mos përdoren zbardhues
Trekëndëshi me kryqin diagonal (kryqin e Andreit) tregon ndalesën e përdorimit të zbardhuesve. Të përdoren detergjentë që nuk përmbajnë zbardhues.

zbardhues2 Lejohet përdorimi i zbardhuesve
Trekëndëshi i zbrazët paraqet simbolin për zbardhim me klor dhe oksigjen.

zbardhues3 Lejohen vetëm zbardhues me bazë oksigjeni
Lejohen vetëm zbardhues me bazë oksigjeni./Fem/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit