0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Çfarë ka dërguar Rusia në Siri?

Më të lexuarat

Shpërbërja e Bashkimit Sovjetik nuk i dha fund aleancës strategjike mes Rusisë dhe Sirisë. Nën kryesimin e Putinit, eksporti i armëve ruse për Bashar Al Assadin vetëm sa është shtuar. Por me çfarë saktësisht ka furnizuar Rusia forcat e Assadit. E dimë se sirianët kanë plumba, mortaja, tanke dhe helikopterë sulmues të prodhimit rus. Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, së fundi ka akuzuar Moskën se ka dërguar helikopterë në Damask.

 

Presidenti i Sirisë, Baschar Al Assad, nuk ka mik më të mirë se presidentin e Rusisë, Vladimir Putinin. Këtë javë u raportua se tri anije ruse u dërguan në portin sirian, Tartarus. Në ndërkohë, kryesuesi i kompanisë ruse për eksportimin e armatimit deklaroi se regjimi në Damask është furnizuar me sisteme të avancuara të mbrojtjes raketore, duke shtuar se “kushdo që planifikon që të sulmojë Sirinë, duhet ta mendojë mirë këtë veprim”. Duke pasur parasysh këto zhvillime, njoftimi se presidenti amerikan Barack Obama dhe Putini janë pajtuar që të gjendet një zgjidhje politike për konfliktin në Siri do të dukeshin qesharake, po të mos ishte situata në terren aq e rëndë.
Me rritjen e numrit të viktimave, OKB-ja ka theksuar se më shumë se 10 mijë sirianë janë vrarë, SHBA-ja dhe Rusia mbeten në anët e kundërta të konfliktit. Administrata e Obamës ka theksuar se Assadi duhet të largohet, ndërsa Kremlini ka mbështetur me këmbëngulje regjimin e Sirisë. Gjatë javës, gazeta New York Times njoftoi se agjentët e CIA-s po i dërgojnë armatim opozitës në Siri, por ky operacion i fshehtë nuk është asgjë në krahasim me operacionet e Rusisë, e cila po vazhdon të furnizojë regjimin në Damask me armatim të avancuar, i cili po forcon pushtetin dhe po e bën edhe më të dhunshëm aksionin kundër kryengritësve.
Tregtia me armatim mes Sirisë dhe Rusisë po zhvillohet më shumë se gjysmë shekulli, duke filluar që nga vitet e 50-ta. Atëbotë, Bashkimi Sovjetik gjeti një aleat të gatshëm gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, në përballjen e vet me SHBA-në dhe Izraelin. Kur regjimi i presidentit Hafez Al Assad u rrezikua në vitet e 80-ta nga një kryengritje, e kryesuar nga islamistët, Kremlini e furnizoi atë me armatim dhe trajnues, për të eliminuar kërcënimin. Që nga viti 1950, e deri në vitin 1990, tregtia me armatim mes dy vendeve arriti vlerën prej 34 miliardë dollarë.
Shpërbërja e Bashkimit Sovjetik nuk i dha fund aleancës strategjike mes Rusisë dhe Sirisë. Nën kryesimin e Putinit, eksporti i armëve ruse për Baschar Al Assadin vetëm sa është shtuar. Por me çfarë saktësisht ka furnizuar Rusia forcat e Assadit. E dimë se sirianët kanë plumba, mortaja, tanke dhe helikopterë sulmues të prodhimit rus.
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, së fundi ka akuzuar Moskën se ka dërguar helikopterë në Damask. Zyrtarët rusë u kundërpërgjigjen, duke theksuar se vetëm kanë kthyer prapa helikopterët, të cilët i janë nënshtruar riparimit të tyre në Rusi. Raportet e para për atë se helikopterët sirianë kanë shkrepur raketa ajër-tokë, të tipit S5, dolën në sipërfaqe në muajin shkurt dhe video-xhirimet e reja sugjerojnë se forcat e Assadit së fundi këto raketa i kanë përdorur gjatë sulmeve në qytetet Idlib dhe Aleppo. Siç dihet, ushtria siriane ka sulmuar me artileri urbane, strategji kjo e cila shkakton një numër të madh të viktimave në mesin e popullatës civile. Ambasada amerikane ka publikuar pamje satelitore të artilerisë dhe tankeve të ushtrisë siriane, të cilat po mbajnë nën rrethim qytete të ndryshme në vend. Një nga armët me efekte shkatërruese, e cila është përdorur gjatë sulmeve kundër qytetit Homs, është mortaja e prodhimit rus 240 mm, e cila është dizajnuar për të shkatërruar fortesat e armikut, e cila me një goditje mund të shkatërrojë edhe ndërtesat civile. Sipas të dhënave të Institutit Ndërkombëtarë për Studime Strategjike ushtria siriane ka në dispozicion 4950 tanke, krahas 4 mijë tankeve të lehta dhe automjeteve të blinduara. Pjesë e këtij arsenali është edhe tanku i prodhimit rus, T72 dhe Rusia po vazhdon të modernizojë këtë tank për nevojat e ushtrisë së Sirisë. Edhe shtetet fqinje të Sirisë kanë arsye për t’u brengosur. Ushtria e Assadit posedon një numër të madh të raketave me rreze të gjatë veprimi, të cilat mund t’i shkrepë përtej kufijve të vet. “Nëse nuk ka stabilitet këtu, nuk ekziston asnjë mënyrë që të ketë stabilitet në Izrael”, deklaroi vitin e kaluar biznesmeni sirianë dhe kushëriri i Assadit, Rami Makhlouf. Por çfarë posedon opozita në Siri? Për dallim nga kryengritësit në Libi, të cilët patën qasje në depot e ushtrisë, pas dezertimit të forcave libiane të sigurisë, në momentin kur filluan protestat kundër Gaddafit, forcat kryengritëse në Siri posedojnë vetëm armatim të lehtë dhe nuk mund të përballen me ushtrinë siriane me armatim të avancuar.
Putin dhe Obama ndoshta nuk pajtohen për shumë gjëra, kur bëhet fjalë për Sirinë, por ata u pajtuan për nevojën që të parandalohet zhytja e Sirisë në një luftë të plotë qytetare. Por duke pasur parasysh se qeveritë e tyre janë rreshtuar në dy anët e kundërta të konfliktit, mbetet e enigmë se si presin ata që të realizojnë madje edhe këtë synim të kufizuar./koha/kohaislame

 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit