2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Çfarë i vrau realisht dinosaurët?

Më të lexuarat

Një projekt i sapofilluar në brigjet e Meksikës, mund të zgjidhë më në fund një mister mbi të cilin është debatuar prej një kohe të gjatë

Një pajisje e jashtëzakonshme – pjesërisht anije dhe pjesërisht sondë– gjendet aktualisht në portin e Progresos në Meksisë, për të investiguar përmes shpimeve mbi të kaluarën e Tokës. Gjatë kësaj pranverë dhe verë, ajo do të përpiqet të marrë një cylinder të hollë shkëmbor, 8 centrimetra të gjerë dhe mbi 1000 metra të gjatë, duke filluar me epokën Eocene rreth 50 milionë vjet më parë, e duke marrë kampione të shkëmbinjve të krijuar dhe të modifikuar nga ndikimi i rënies së një asteroidi, 66 milionë vjet më parë, kur dinosaurët u zhdukën.

Pajisjet e reja përdorin gjeneratën e fundit të teknikave, me një saktësi të lartë të prerjes së shkëmbit.Në qendër të këtij studimi revolucionar është EARTHTIME, një projekt i përbashkët ndërkombëtar që ka bërë përmirësime të ndjeshme në teknikën e studimit, dhe që drejtohet nga profesor Sem Bauring nga Massachusetts Institute of Technology.

Elementët radioaktivë (si uraniumi) degradojnë në elemente të tjera (si psh plumbi). Shkalla në të cilën kjo ndodh quhet “konstante e degradimit”, dhe njihet shumë saktë. Nëse e dimë se sa nga elementi mëmë ka ndryshuar në elementin bijë, ju mund të përdorni “konstanten e degradimit” për të llogaritur kohën kur është formuar shkëmbi. Gjeokronologjitsti Set Burges, një ish-student i Boëring-së, tanimë i punësuar në Shërbimin Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, thotë se gjatë 10-15 viteve të fundit ka patur përparime të rëndësishme në saktësinë e përcaktimit të moshës së shkëmbinjve.

Për të kuptuar se çfarë ka ndodhur gjatë ndryshimeve të mëdha në të kaluarën e largët të Tokës, duhen zgjidhur dy probleme themelore kohore:rastësia dhe rritmi i ndryshimit. Shkencëtarët duhet të krijojnë një rastësi midis shkakut të propozuar dhe efektit të saj. Thënë thjesht, janë dy afate kohore që duhen marrin në konsideratë:1.000 dhe 10.000 vjet.

Kur është fjala për shfarosjen masive të jetës në oqeane, acidifikimi i kërtyre të fundit është cilësuar si një nga mekanizmat vrastarë (përhapja e zonave të vdekura me shumë pak oksigjen të quajtura “anoksia” është një tjetër faktor, që në vetvete është shkaktuar nga një mori pasojash biologjike nga acidifikimi i oqeaneve tek ngrohja globale).

Ndryshimet që ndodhin me kalimin e afateve kohore me më shumë se 10.000 vjet, priren të neutralizohen nga kompensimi i reagimeve kimike në oqeane dhe në tokë, kështu që një nxitës i mundshëm i acidifikimit të oqeaneve, duhet të mbingarkojë oqeanet në më pak se rreth 10.000 vjet.

Deri kohët e fundit, të dhënat e paqarta mbi shkëmbinjtë ishin zakonisht disa milionë vjet për shkëmbinjtë më shumë se rreth 100 milionë vjet të vjetër. Tashmë shkencëtarët i kanë reduktuar në mënyrë drastike këto pasiguri, duke arritur në të dhëna që kanë një saktësi plus ose minus 13.000 vjet për të dhënat e epokës Kretake, ose rreth 50.000 vjet për ato të periudhës Permiane.

Për rrjedhojë, gjatë 3 viteve të fundit, një seri dokumentesh historike i kanë përdorur këto të dhëna të reja me rezolucion të lartë, për të gjetur lidhjen midis disa ngjarjeve të shfarosjeve masive dhe një shkalle epike të shpërthimeve vullkanike të quajtur “Provincat e Mëdha Vullkanike”, efektet e të cilës janë shumë me ndikim në ndryshimin e klimës moderne.

Burges përdori teknika të reja, për të arritur në përfundimin zhdukja në masë nga fundi i epokës Permiane – shfarosja më e rëndë që ka ndodhur në Tokë – ndodhi në më pak se 61.000 vjet, duke filluar nga 251.9 milionë vjet më parë, dhe që përkon me një ndryshim masiv në ciklin e karbonit të regjistruar nga izotopet e karbonit të matura në sedimentet bashkëkohore. Ai qe pra në gjendje të krahasonte të dhëna me ato të matura tek shkëmbinjtë vullkanikë në Siberi. Ato kishin një përputhje të plotë.

Përcaktimi i kohës së zhdukjes së dinosaurëve

Për vite të tëra, shfarosja në fund të erës Kretake, është menduar të jetë shkaktuar nga shpërthimet vullkanike në Indi, dhe më pas e përfunduar me ndikimin e rrëzimit të asteroidit Chicxulub në Meksikë. Shpërthimet në Indi janë konsideruar shumë të ngadalta, dhe efektet e tyre shumë të buta, për të shkaktuar vdekjen në shkallë globale të specieve që popullonin tokën.

Por sikurse kanë treguar të dhënat e reja për fundin e erës Permiane dhe asaj Triasike, por dhe shfarosjet, shpërthimet mund të shkaktojnë në fakt zhdukje pa ndihmën e një asteroidi. Në fakt, nuk ka patur asnjë ndikim të asteroideve të lidhur me ndonjë tjetër zhdukje në masë qëkur evoluan kafshët komplekse, pavarësisht nga fakti se ka pasur disa ndikime të tjera po aq të mëdha sa edhe nga asteroidi Chicxulub në atë kohë.

Në janar të vitit 2015, gjeokronologjistët Bler Shoen i Universitetit Prinston dhe kolegët e tij matën të dhënat për shpërthimet në Indi, të cilat treguan se qe pikërisht koha e duhur dhe kohëzgjatja ajo ka shkaktoi zhdukjen gjatë fundit të epokës Kretake, në një model shumë të ngjashëm me atë të vërejtur në shfarosjet në masë në fund erës Permiane dhe asaj Triasike.

Por shpërthimet duket se përkojnë me të dhënat për ndikimin e përplasjes se asteroidit Chicxulub.

Gerta Keler nga Universiteti Prinston ka argumentuar gjatë se ndikimi Chicxulub ndodhi 100.000 vjet ose më shumë para zhdukjes në masë, kështu që për këtë arsye nuk mund të ketë shkaktuar zhdukjen në masë, të cilën ajo dhe të tjerë ia atribuojnë shpërthimeve vullanike në Indinë e sotme.

Të dhënat e reja kanë transformuar hipotezën e ndikimit mbi zhdukjen, të propozuar fillimisht në vitet ’80 të shekullit të shkuar nga baba e bir Luis dhe Uollter Alvarez. Uollter është bashkautor në një studim të kohëve të fundit të udhëhequr nga Profesor Mark Riçards nga Universiteti Kaliformisë Berkli, i cili sugjeron se shpërthimet në epokën Dekane në Indi u bënë më të rënda si pasojë e lëkundjeve sizmike që kumbonin nëpër planet, pas ndikimit të përplasjes së asteroidit Chicxulub

Por ka një problem. Për disa vite me rradhë qe supozuar se data e zhdukjes ishte e njëjtë me atë të ndikimit -një hipotezë e kritikuar si “arsyetim rrethor” nga Profesorja Keler. Në shumësinë e pasigurive mbi të dhënat e disa vite më parë, ky supozim dukej i arsyeshëm dhe praktik për shumë shkencëtarë. Por tanimë, teksa gjeokronologjistët na lejojnë të studiojmë në detaje epokat e ndryshme dhe sidomos fundin e asaj Kretake në detaje të papara, mund t’i lëmë mënjanë këtp supozime.

(GE)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit