Fjala është për bukën, artikulli më i përhapur, të cilin njerëzit e adhurojnë, por të cilin më së shpeshti e fshijnë nga menyja, kur vendosin të heqin ndonjë kilogramë.
Qoftë ta shmangim apo pa të nuk mund ta paramendojmë ditën, duhet të dimë se si ky artikull ndikon në organizmin tonë, gjegjësisht si ndikon ndërprerja e konsumimit të saj.
Buka është burimi më i njohur i karbohidrateve, dhe kur heqim dorë nga ajo, do të kuptojmë se është më vështirë të ngopemi dhe patjetër duhet të rritet konsumimi i ndonjë burimi tjetër të energjisë.
Atëherë natyrisht vjen deri te rritja e futjes së fibrave në organizëm, që është pozitive, edhe atë nëpërmes të artikujve siç janë p. sh. fasulja apo drithërat integrale.
Duke marrë parasysh se buka është një nga artikujt e cila e rrit shumë shpejtë nivelin e sheqerit në organizëm, do t’ju mungojë shumë disa ditë të para, por, të jeni të sigurt se do të adaptoheni në ndërrime. Vetëm duhet të jeni të vendosur dhe të mos lëshoni pe 8-12 ditët e para, sa zakonisht zgjatë koha e adaptimeve të tilla.
Gjithashtu, në këto situata trupi do të detyrohet të përdorë më tepër rezervat e veta të glycogenëve, që është në lidhje të drejtpërdrejtë me qitjen e shpeshtë të ujit nga organizmi.