4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Çfarë i këshillon gratë muslimane të cilat netët e Ramazanit i kalojnë në punë tjera e jo në adhurim?

Më të lexuarat

Në kohët tona disa nga gratë muslimane e humbin shumë kohën e tyre si natën duke shikuar televizorit, duke biseduar, gjithashtu ditën duke shëtitur në tregje, duke fjetur (duke përgatitur ushqime tërë ditën), etj. Çfarë i këshilloni gratë e tilla?

Përgjigja:

? Si për femrat ashtu edhe për meshkujt është e kërkuar që ta nderojnë muajin e Ramazanit, ta kalojn kohën në adhurim, të largohen prej harameve. Këto gjëra duhet pasë kujdes gjatë tërë jetës por kujdesi duhet shtuar gjatë këtij muaji. Qëndrimi zgjuar pa nevojë, duke shikuar televizor, duke biseduar…etj.

Të gjitha këto janë shkak për humbje kohe që mund të shndërrohen në harame.
Qëndrimi zgjuar gjatë natës do të krijoj pasojat e moskryerjes së obligimeve të ditës së nesërme. Do t`i ikin namzet nga koha e vet…

Gratë nuk duhet shëtirur gjithashtu nëpër tregje e vende tjera, duke e humbur kështu kohën e Ramazanit. Nëse u duhet të dalin në treg atëherë ta bëjnë vetëm atëherë kur kanë nevoj dhe të kthehen sa më shpejt tek shtëpia, duke mos harruar se dalja duhet qenë sipas rregullave Islame si në veshje, ashtu biseda me tregtarët…

Asaj nuk i lejohet t`i humb ditët e Ramazanit në punë të tilla gjithashtu në llogari të përkujdesjes ndaj burrit të saj.

Shejh Abdulaziz ibën Bazi (Mexhmu fetava ue mekalat mutenevia)


Përktheu dhe përshtati Lulzim Susuri
http://www.ehlihadithi.com/
https://www.facebook.com/HoxheLulzimSusuri

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit