0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Çfarë është Linux?

Më të lexuarat

Linux është një sistem operativ për kompjuterin tuaj, në një mënyrë të ngjashme siç janë edhe Microsoft Windows e Apple OSX sisteme operative për kompjuterin tuaj. Megjithatë Linux është shumë i ndryshëm.
Linux ka nisur në vitin 1992 nga atëkohë një student universitar me emrin Linus Torvalds, i cili liroi softuerin e tij pa pagesë, përfshirë edhe kodin burimor të plotë. Për shkak se Linus e vendosi kodin e tij burimor tërësisht në dispozicion, mijëra zhvillues të programeve në mbarë botën e shkarkuan atë, bën ndryshime dhe i dërguan përmirësimet prapë tek ai!

Për shkak të kësaj përpjekjeje për bashkëpunim global, Linux është stabil, jashtëzakonisht fleksibil dhe i mbështetur mirë. Është sistemi operativ me rritjen më të shpejtë në botë dhe është në dispozicion pa pagesë që ju ta instaloni atë në kompjuterin tuaj! Po tingëllon mirë? Edhe ashtu është!

Linux vjen me mijëra aplikacione të lira, të cilat mirëmbahen nga mijëra vullnetarë anekënd botës. Këto projekte gjithashtu lirojnë kodin e tyre burimor, që nënkupton se ato janë gjithashtu “burim i hapur”.

“Por si mund ta bëjnë ata tërë këtë gjë pa pagesë?”, pyesni veten. Komunitetet Linux dhe burim i hapur e bëjnë këtë pa pagesë sepse ata i duan softuerët, jo pse dëshirojnë të bëjnë para prej tyre. Ata e bëjnë këtë për prestigj, nder dhe sepse besojnë në idealet e burimit të hapur.

Është e rëndësishme të vihet re se për shkak të natyrës së softuerit me burim të hapur (mundësisë për ta përshtatur si t’ua do shpirti) ka shumë versione të Linux. Kjo është shumë e mirë sepse mund të gjeni një version i cili ju përshtatet ju më së miri! Këto versione të ndryshme të Linuxit quhen “shpërndarje”. Kjo ndodhë sepse krijuesit e versioneve të ndryshme e marrin Linuxin dhe i bëjnë ndryshimet e veta në të, i shtojnë paketat e tyre dhe e shpërndajnë pa pagesë. Mund të tingëllojë paksa e komplikuar, por nuk është.

Softuerë që ju veçmë mund të jeni duke përdorë

A e keni ditur se ju mund të jeni duke përdorur softuerë të lirë dhe hapur duke mos e ditur këtë fare? Aplikacionet me burim të hapur nuk janë vetëm për Linux, por operojnë në një numër të ndryshëm të sisteme operative përfshirë edhe Windows e OSX.

Këtu është një listë e softuerëve dhe produkteve që përdorin teknologjinë e burimit të hapur që ju mund të jeni veçmë duke i përdorur:

● Mozilla Firefox
● Mozilla Thunderbird
● Openoffice.org
● 7-zip

Pse duhet që unë të kaloj në Linux?

● viruset dhe spyware
● siguria dhe stabiliteti
● menaxhimi i paketave
● tiparet
● kompatibiliteti
● i lirë (si në liri/jo si në çmim)
● i lehtë dhe intuitiv
● zgjedhje dhe kontroll
● komunitet
● kënaqësi!

Çfarë për të dhënat e mia?

Një nga pengesat kryesore kur kalohet nga softueri me kod të mbyllur është kompatibiliteti. Kompanitë shpesh krijojnë formatet e tyre me kod të mbyllur dhe i bëjnë virtualisht të pamundura për këdo që të dijë se si funksionojnë formatet e tyre. Përkundër kësaj, Linux është kompatibil me pothuajse të gjitha formatet e të dhënave që ekzistojnë dhe në përgjithësi ka një program të lirë në dispozicion që do të lexojë të dhënat tuaja. Për shembull, dokumentet e Microsoft Office janë të mbështetur në paketën OpenOffice.org dhe dosjet e Adobe Photoshop janë të mbështetura në Gimp.

Linux mbështet dhe inkurajon përdorimin e dosjeve me format të burimit të hapur. Aktualisht shumica e dokumenteve janë të krijuara nga Microsoft Office, megjithatë këto formate janë burim i mbyllur dhe të patentuara. Duke përdorur këto formate ju vendoseni para tekave të Microsoftit i cili mundet (dhe bën) t’i bëj formatet e dosjeve të tij jokompatibile me aplikacionet tjera, përfshirë versionet më të vjetra të Microsoft Office!

Për faktin se këto dosje janë burim i mbyllur, njerëzit janë të shtyrë të blenë versione të reja të Microsoft Office. Derisa paketa për zyre me burim të hapur mund të lexojnë dhe shkruajnë formatet e Microsoftit, rezultatet nganjëherë nuk janë të përsosura sepse nuk e kemi kodin për të parë se funksionojnë formatet. Prapëseprapë Linux bën një punë të madhe me dosjet e Microsoft Office dhe sigurisht që ju do ta kuptoni se do të mund të përdorni dhe ndryshoni ato prej njërës në tjetrën pa ndonjë problem.

Elementet tjera

● Softuerët Windows
● Rivalët e Windows
● Lojërat
● Kompatibiliteti i Microsoft Office
● Harduerët
● Kodet

Nisjani– Provoni disa softuerë me burim të hapur! – Provoni Linux!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit