2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Çfarë e prish agjërimin?

Më të lexuarat

Çfarë e prish agjërimin?

Agjërimi është adhurim që i kushtohet Allahut, duke e frenuar veten nga ushqimi, pija dhe mardhëniet intime, që nga hyrja e agimit të vërtetë, e deri në perëndim të diellit.

Besimtarit i kërkohet ta ruaj agjërimin nga ato gjëra që e prishin atë.

Këtu përmendim ushqimin dhe pijen, apo gjëra të tjera të ngjashme që ushqejnë trupin, siç është sorumi, gjilpërat ushqyese, apo injeksioni i gjakut dhe transplanti i tij.

Gjithashtu, mardhëniet intime, nxjerrja e spermës në mënyrë të vullnetshme apo përmes masturbimit etj.

Sikundër, rrjedhja e spermës në gjumë, nuk konsiderohet prishës i agjërimit, sipas mendimit unanim të dijetarëve, këtu përfshihet edhe lëngu (Medhij) që del si pasojë e mendimeve (seksuale) dhe kjo sipas mendimit më të saktë të dijetarëve.

E vjellura e qëllimshme (e vullnetshme), ndërsa e vjellura jo e vulllnetshme nuk e prish agjërimin përkundrazi agjërimi konsiderohet i saktë.

Këtë e themi duke u bazuar në fjalën e Profetit (alejhi selam) që thotë: Cilindo që e mund e vjellura ai nuk e zëvendëson atë ditë agjërimi, ndërsa ai që vjell vullnetshëm (me qëllim) le të agjërojë një ditë tjetër në vend të asaj dite. [E përcjell Tirmidhiu dhe Ebu Daudi dhe e ka konsideruar të saktë shejh Albani].

Prej gjërave që e prishin agjërimin sipas mendimit unanim të dijetarëve është dhe rrjedhja e gjakut të menstruacioneve dhe lehonisë qoftë dhe gjatë një moment të ditës, madje edhe nëse ndodh një minut para perëndimit të diellit.

Gjithashtu, hixhamja (nxjerrja e gjakut të keq nga trupi) apo dhurimi i gjakut. Ai që e ka të nevojshëm të japë nga gjaku i tij gjatë ditës së agjërimit, le ta prishë agjërimin dhe ta zëvendësojë me një ditë tjetër në vend të asaj dite.

Cilido që vepron ndonjërën prej këtyre gjërave që e prishin agjërimin, duke mos e ditur dispozitën, nga harresa, apo nën efektin e detyrimit me dhunë, atëherë agjërimi i tij është i skatë.

Me përjashtim të mestruacioneve dhe lehonisë, dalja e këtij gjaku e prish agjërimin në çdo lloj gjëndje.

Vërtet agjërimi ka obligime dhe dhe disa kufij që duhen ruajtur. Allahu i Lartësuar, në mbylljen e ajeteve që flasin për agjërimin thotë: “Këta janë kufijtë e Allahut, prandaj mos iu afroni atyre! Kështu, pra, Allahu ua shpjegon njerëzve urdhëresat e veta, që ata të ruhen nga të këqijat. El Bekare 187].

Kjo përmbledhje u përfitua nga qëndrimet e Mexhma el Fikhi dhe fetvatë e Shejh ibn Bazit dhe Ibn Uthejminit (Allahu i mëshrifotë)

Përktheu Fatjon Isufi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit