Ka shumë hamendje te bizneset në Kosovë se çka saktësisht duhet të përmbajë një faturë e rregulltë tatimore.
Më poshtë mund të gjeni shpjegimin sipas udhëzimeve të Administratës Tatimore të Kosovës.
Një faturë e lëshuar nga personi i tatueshëm për personin e tatueshëm, duhet të përmbajë:
* Datën e lëshimit;
* Numrin e faturës (rendor);
* Numrin Fiskal dhe numrin e TVSh-së së shitësit;
* Numrin Fiskal dhe numrin e TVSh-së së blerësit;
* Emrin e biznesit dhe adresën e plotë të shitësit;
* Emrin e biznesit dhe adresën e plotë të blerësit;
* Përshkrimin e mallit / shërbimit;
* Sasinë e mallit;
* Vlerën e shitjes së mallrave / shërbimeve pa TVSh;
* Normën e aplikuar të TVSh-së;
* Shumën totale për pagesë duke përfshirë TVSh-në;
* Konfirmimin e dorëzuesit të mallit / shërbimit;
* Konfirmimin e pranuesit të mallit/shërbimit;
/Buletini Ekonomik/