Ekspertët britanikë kanë dhënë rekomandime mbi mënyrën e ushqyerjes së njerëzve gjatë një dite normale. Këto rekomandime përfshijnë ngrënien e më shumë frutave e perimeve, patateve të pjekura dhe eliminimin e ushqimeve me sheqer. Duhen eliminuar gjithashtu edhe “smoothie”-t, që njerëzit i përdorin për të marrë vlerat ushqimore në mënyrë të shpejtë.
Këshillat e reja mbi dietën janë publikuar nga Instituti i Shëndetit Publik në Angli me qëllim që qytetarët të dinë çfarë dhe sa të konsumojnë.
Ja kush janë rekomandimet e reja:
– Ngrënia e të paktën 5 porcioneve me fruta ose perime çdo ditë. Duhet të jenë të freskëta.
– Vaktet të kenë bazë patatet, bukën, orizin ose makaronat
– Në ditë duhen konsumuar 30 gramë fibra. Kjo do të thotë të hash: 5 porcione fruta/perime ose 2 feta tosti dhe një patate të madhe të pjekur, pa hequr lëkurën
– Duhen ngrënë bizele, fasule, peshk, vezë, mish dhe proteina të tjera
– Duhen pirë 6-8 gota me lëngje çdo ditë
– Duhen konsumuar më pak se 6 gramë kripë në ditë dhe 20 gramë yndyrna për femrat ose 30 gramë për meshkujt.
– 70 gramë në ditë është maksimumi i mishit të kuq që duhet konsumuar në një ditë
– “Smoothie” apo lëngu i frutave nuk duhet ta kalojë 150 ml ditore