CEO i Amazon, Jeff Bezos dhe bashkëshortja e tij MacKenzie, njoftuan se do të divorcohen. Çifti ka qenë i martuar prej 25 vitesh, dhe MacKenzie ka qenë mbështjetja më e madhe e Bezos në themelimin e Amazon.
Vlerësimet e punës në Facebook, janë aq të pamëshirshme saqë pritshmëritë janë edhe pushimi nga puna. Ish punonjës të Facebook, thanë se rrezikonin shpeshherë pushimin nga puna, pasi vlerësimi për punën e tyre ishte tejet i ulët.
Amazon po realizon takime me shitës të vegjël të cilët u paraqitën në CES. Arsyet e takimeve janë që Amazon të bindë shitësit të paguajnë edhe $5 000 çdo muaj, për produktet që shesin në Amazon. Kompania këtë e ka cilësuar si një program të ri trajnimi, të quajtur Amazon Groëth.
Samsung paraqiti një protopip 5G smartphone, gjatë CES 2019. Paraqitja e këtij prototipi ishte pamja më e afërt zyrtare e telefonave të zgjuar që Samsung pritet të prodhojë në të ardhmen, duke përfshirë në to dhe teknologjinë 5G.
Elon Musk ka takuar kryeministrin e Kinës, Li Keqiang, për të treguar se lufta tregtare e Trump, është drejt fundit. Li ndërkohë, shpreson që Tesla të jetë një nxitës i stabilitetit të marrëdhënieve të Kinës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gjithashtu shpreson që lufta tregtare midis dy vendeve të shkrihet.
Apple njoftoi se ka punësuar Sandy Parakilas, një ish punonjës i Facebook, i cili gjithashtu është një kritik i shquar i rrjeteve sociale. Sipas Financial Times, Parakilas do të bashkohet me ekipin e privatësisë së Apple dhe do të anagazhohet në sigurimin e privatësisë të përdoruesve në momentin që blejnë një produkt Apple.
Deliveroo, startup-i i dërgimit të ushqimit me vlerë $2 miliardë, i mbështetur nga Uber, ka humbur drejtorin e tij. Roy Blanga ka dhënë dorëheqjen nga kompania në dhjetor të vitit 2018.