1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Çfarë duan armiqtë nga femra muslimane?

Më të lexuarat

Motra ime e dashur, ta dish se ti je motra e njeriut dhe gjysma e shoqërisë.
Ti je një nënë, grua, bijë, motër, teze, gjyshe dhe mbesë. Pejgamberi (alejhis-selam) tha: (sipas kuptimit të përkthimit) “Me të vërtetë gratë janë partneret e burrave.” (Ebu Dawud)
Ti je një anëtare e kombit të madh të Islamit, populli më i mirë i dalë ndonjëherë nga njerëzimi. Asnjë popull tjetër në botë nuk ka pasur më shumë burra të mëdhenj, lidera e udhëheqës çlirimtarë se ky popull. Është populli i udhëzimit dhe i fesë së drejtë i cili e udhëzon njerëzimin kah drejtësia dhe e vërteta. I transformon njerëzit nga adhurues të robërve në adhurues të Zotit të robërve, nga shtypjet e kësaj bote në kënaqësitë e botës së ardhshme, dhe nga padrejtësia e religjioneve tjera në drejtësinë e Islamit.
Paraardhëset tuaja, gratë e mëdha të Islamit, ishin një prej arsyeve kryesore që ky komb i madh të zë vendin e tij të rëndësishëm në mesin e të gjitha kombeve. Allahu a.xh., Ai i Cili ia dhuroi Islamin këtij populli, caktoi një pozitë të lartë për femrën muslimane, dhe caktoi që edhe ato të marrin pjesë në përgjegjësitë e urdhërit për të vërtetën, ndalimin nga e keqja dhe ngritjen e flamurit të Islamit.

Allahu ka thënë (përkthim i përshtatur): “Besimtarët dhe besimtaret janë miq për njëri-tjetrin. Ata urdhërojnë që të bëhen vepra të mira dhe i ndalojnë të këqijat; falin namazin, japin zeqatin dhe i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Këta janë ata që do t’i mëshirojë Allahu. Se, Allahu me të vërtetë, është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.” (Kur’ani Fisnik, surja Teubeh: 71).

Allahu i ka ngarkuar gratë muslimane vetëm me ato obligime që kanë mundësi ti kryejnë. “E si të mos dijë Ai që ka krijuar gjithçka, kur Ai njeh çdo gjë me imtësi dhe është i Gjithëinformuari?! (surja Mulk, 14)

Motra ime e dashur, sot ju jeni e ftuar që me të vërtetë të bëheni një anëtare aktive e shoqërisë muslimane, përpiqu ta vendosësh fitoren për Fjalën e Allahut, zbatoje Kur’anin në praktikë, dhe ndihmo që të krijosh gjeneratën e besimit.

Çfarë duan armiqtë e tu prej teje?
Ata janë ata që duan të pengojnë ty që ta kryesh punën tënde. Ata duan që të pengojnë ty që ta zbatosh ti obligimin tënd fisnik, i cili është mbrojtja e fesë së Allahut dhe ngritja lart e Fjalës së Tij. E këta armiqë përdorin të gjitha metodat e mundshme për këtë.

E para, të pengojnë ty nga adhurimi, besimi dhe thirrja në Islam. Ata përdorin këtë jetë të kësaj bote si grep: dyqanet e stolive të shtrenjta, modat joislame të cilat burojnë prej shteteve jo-islame, (gjëra të cilat dërgojnë tek) lakmia e cila s’mund të përmbushet ndonjëherë, kënaqësi dhe gara për të arritur tek to … Ndërsa, Allahu nuk na ka krijuar neve për këtë. Preokupimi me këto zakonisht sjellë si rezultat shpenzimin e parave dhe të kohës e gjithashtu edhe ngjalljen e armiqësive në mes të të pasurve dhe të varfërve.

Së dyti, ata shkaktojnë armiqësi në mes teje dhe burrit tënd. Ata të tregojnë ty se ti je një nënë e nënçmuar, një grua e abuzuar dhe një motër e shtypur. Ata të thonë ty se të gjithë burrat pa dallim janë të padrejtë, hipokritë, diktatorë, … Ata kanë filluar ndaj teje një luftë pa kurrfarë arsye; e mos të flasim për atë se si të mësojnë se si të rebelohesh ndaj babait tënd, të bëhesh arrogante me vëllain tënd, dhe të bëhesh e padëgjueshme ndaj burrit. Ata nuk thërrasin për drejtësi, mëshirë e unitet. Ata thërrasin për në urrejtje, arrogancë, dhe shkatërrim.

Së treti, ata nuk ndalen vetëm tek nxitja që të rebelohesh ndaj prindërve, vëllezërve dhe burrit, por ata vazhdojnë më tutje duke bërë intriga ndaj Islamit. Ata të nxisin që ti të rebelohesh ndaj obligimeve që ti ke ndaj Islamit, dhe ndaj urdhërave të Të Gjithëpushtetshmit të Gjithëdijshëm. Islami për ta është i padrejtë, ndërsa ligjet Islame janë të papërkryera dhe kufizuese. Ata të thërrasin ty natë e ditë që të rebelohesh dhe të insistosh në mosnënshtrimin ndaj fesë tënde. Ata provojnë që ty të nxjerrin nga feja jote. Ata mundohen që të kthejnë ty mbrapsht prej rehatisë dhe sigurisë që ti ke me të qenurit prind, martesë të lumtur dhe raporte të mira me vëllezërit e tu.
Ata e portretizojnë devotshmërinë dhe nderin si zingjirët e lirisë. Për ata, hixhabi nuk e mbulon vetëm kokën, por e mbulon edhe mendjen; namazi, agjërimi e zeqati për ata janë humbje e kohës dhe mundit; ndërsa bindja ndaj burrit është robërim dhe kthim në kohën e gurit.

Motër e dashur,
Armiqtë e tu dhe armiqtë e fesë tënde po provojnë që ty të bëjnë të gatshme për ta, në mënyrë që ata ti përmbushin dëshirat e tyre të liga sa herë që dëshirojnë. Ata duan që ty të shndërrojnë në një dashnore të pandershme. Ata duan që të të gjejnë ty në çdo vend, në rrugë dhe në vendet e gjynaheve, pa moral, pa fe dhe pa edukatë. Ata synojnë për ty vetëm atë që ata e dëshirojnë që ti ta bësh.

Por, ti oj motër, bëhu krenare me fenë tënde dhe me fenë e të parëve tuaj. Bëhu shembull i mirë për bijtë dhe bijat tua dhe bëhu e sinqertë për atë që të takon brenda këtij populli të madh. Dije që nderi është nder për të gjithë njerëzit e mençur, ndërsa amoraliteti është i turpshëm tek të gjithë popujt, edhe nëse dikush e quan atë liri.

Lumturia qëndron në të qenurit tënd bijë e dëgjueshme dhe besimtare, grua besnike dhe e ndershme dhe një nënë e devotshme dhe e mëshirshme. Dije që namazi është guri i themelit në Islam. Agjërimi i një dite, për hir të Allahut, largon fytyrën tënde shtatëdhjetë vjet larg Zjarrit, ashtu siç na është transmetuar hadithi në Bukhari dhe Muslim.

Lëmosha (sadakaja) është një prej shkaqeve madhore për të fituar faljen dhe për tu pranuar pendimi. Ato gra të cilat po i shfaqin pjesët e trupit burrave të huaj, nuk do të hyjnë në Xhennet e as ta ndjejnë erën e Xhennetit, dhe janë të mallkuara, ashtu siç na tregon hadithi i transmetuar nga Imam Muslimi. Hixhabi është një nder dhe mbrojtje për ty.

Këto janë disa fjalë nga zemra, fjalë të një këshille të mirë e të sinqertë nga motra juaj.
Nga: Motra Kitabah

Në gjuhën shqipe: kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit