PEDANT m.
- Ai që në punë e në jetë merret jashtë masës me hollësirat e vogëlsirat dhe përpiqet vetëm që të jetë formalisht në rregull, njeri i vogëlsirave; ai që plotëson në mënyrë tepër të theksuar a fare verbërisht kërkesat formale, duke ndjekur e zbatuar pikë për pikë vetëm atë që është shkruar në një udhëzim a vendim, në një studim etj. dhe duke parë e vlerësuar mbi të gjitha anën e jashtme të gjërave, pa marrë parasysh rrethanat konkrete e pa hyrë në thelbin e çështjeve; formalist. Është pedant i madh. Pedantët në shkencë. Qëndrim prej pedanti. Studim prej pedanti.
- si mb. ~, ~E. Që ka tipare pedanti; që karakterizon një njeri të tillë. Njeri pedant. Mësues (nëpunës) pedant. Sjellje pedante.