9.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Çfarë do të thotë flamuri i ISIS-të?

Më të lexuarat

Është bërë më shumë se një vit kur grupi ekstremist ISIS ka marrë vëmendje ndërkombëtare pas krijimit të ashtuquajtur Shtetit Islamik të Irakut dhe Sirisë, e cila e ka treguar veten si një makineri e fuqishme e propagandës duke e bërë tërheqëse për rekrutë nga e gjithë bota.
Një nga simbolet më të njohur të grupit është flamuri i saj të zezë dhe të bardhë stolisur me germa arabe. Por cila është origjina e flamurit dhe pse grupi zgjodhi atë për t’i përfaqësuar ata?
 
Çfarë do të thotë shkrimi?
Baneri i bardh që qëndron në krye thotë:”Nuk ka zot përveç Allahut. Muhamedi është i dërguari i Allahut”. Kjo frazë është deklaratë e fesë që e përdorin të gjithë muslimanët dhe është e njohur si shahadeti.
Nën të është një rreth i vulosur i rrethuar me të zezë që shkruan “Muhamedi është i dërguari i Allahut”, e cila ka qëllim ti ngjajë vulës së Profetit, e njejtë që është përdorur për të mbyllur një zarf.
 
A është flamuri unik vetëm për ISIS-në?
 
Flamujtë monokrom (njëngjyrëshe) janë traditë antike në Lindjen antike, Arabe dhe të traditës Islame. Në disa transmetime të haditheve thuhet që se flamuri origjinal i Profetit ishte i zi, thuhet sipas Fondacionit Kuilliam. Luftëtarët modern e përdorin për të legjitimuar kauzën e tyre.
Po ashtu, ky flamur nuk është unik vetëm për këtë grup, sipas Charlie Winter, hulumtues mbi xhihadin në Fondacionin Quilliam.
“Shumë njerëz flasin rreth flamurit të ISIS ose flamurit të Shtetit Islamik, por nuk ka një gjë të tillë.. Është një flamur që ata e kanë adoptuar që ka rëndësi politike dhe teologjike.”- u shpreh ai për The Indepedent.
I njëjti flamur është përdorur nga Al-Shabab në Somali dhe Al-Kaida në Gadishullin Arabik ndër të tjera shtoi Winter.
Ai shpjegon se ISIS “ka bërë një punë të mirë” që ka bashkuar flamurin për kauzën, madje edhe kur ajo është përdorur në një kontekst që nuk lidhet me organizatën.
 
Pse ata zgjedhin një simbol të tillë të përbashkët?
 
“Ata duan ta lidhin veten me lëvizje të tjera dhe vende që janë në kontekste të xhihadit”- tha Winter.
Duhet theksuar se si fjalët në flamurin nuk janë simbole të ekstremizmit në veten e tyre, por ata janë keqpërdorur më tepër nga ekstremistët, ai shtoi: “Shahadeti dhe Vula e Profetit janë simbole të rëndësishme që të gjithë muslimanët i nënkuptojnë mes vete”.
“Pra duke bashkuar fjalët që nuk kanë të bëjnë me xhihad, ata (Isis) e kanë zgjeruar veten dhe përpiqen për marrë territore ideologjike që nuk do të mundnin nëse ata do të kishin diçka tjetër specifike”./TheIndepedent/KohaIslame
 
 
 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit