1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Çfarë dini për mineralet dhe rëndësinë e tyre?

Më të lexuarat

Mineralet janë shumë të rëndësishme për shëndetin e njeriut, kurse këto arrihen në trupin tonë, me anë të ushqimit të përditësuar. Lexoni se ku, në cilat ushqime mund ti gjeni mineralet, poashtu si t’i dallojmë, kur trupit tonë i mungojnë mineralet, dhe si kontribuojnë ato në shëndetin tonë!

Bakri
Bakri ndihmon gjatë absorbimit të hekurit, merrë pjesë në ngjyrosjen e flokëve dhe lekurës, në formimin e kockave, indeve lidhëse dhe hemoglobinës. Nëse kemi munges të tij do të thotë se mund të shfaqet anemia, humbja e flokëve, dobësimi i përgjithëshëm i trupit. Burimet natyrore për bakër: mëlçia, drithëra të pa qëruara, bishtajore, gjethet e perimeve, misër, lakër jeshile, lakër, patate, rrush pa fara (ribizlla).

Zinku
Është i nevojshëm për zhvillimin e organeve riprodhuese dhe funksionimin normal të prostatës, është pjesë integrale e insulinës. Merr pjesë në metabolizmin e karbohidrateve, inkurajon shërimin e shpejtë të plagëve dhe djegiet. Nëse kemi mungesë të tij, do të thotë prapambetja në pjekuri seksuale, shterpësinë, lodhje, humbje e ndjenjës së nuhatjes dhe shijes. Burimet natyrore për zink: drithërat e paqëruara, maja e elbit që e bën birrën, sallata e gjelbër, vezët, peshku, mëlçitë, spinaqi, kërpudhat, farat e kungullit, mollët, dardhët, lakërat jeshile, karrotat, asparagusi.

Fluori
Në formën e saj natyrore, Fluori është thelbësor për krijimin e eshtrave dhe të dhëmbëve. Nëse kemi mungesë të tij, do të thotë që i kemi dhëmbët e këqij, dhëmbët e plasaritur, kockat e brishtë dhe deformime të kockave. Burimet natyrore për flour janë: currants, qershia, spinaq dhe karrota.

Fosfori
Është i nevojshëm për krijimin e thonjëve dhe dhëmbve, është i nevojshëm për aktivitetet normale jetësore dhe poashtu është i rëndësishëm për metabolizmin e qelizave të mëlçisë dhe lëkurës. Nëse kemi mungesë të tij do të thotë se do të kemi shenja si humbja e oreksit, vonesat në zhvillimin fizik, mungesë të mineraleve në eshtra. Burimet natyrore: të gjitha ushqimet e pasura me proteina (mish pule, vezë, peshk, guaska, drithëra të paqëruara), fasule, speca, spinaq, karrota, lakër, këpurdha, lulelakër, asparagus.

Jodi
Është thelbësor për funksionimin normal të gjëndrës tiroide, e më këtë edhe të gjithë metabolizmin, si dhe redukton tensionin nervor. Shenjat që kemi mungesë janë rritja e gjëndrës tiroide, trashje, anemi, rrahjet e zemrës, nervozizëm. Burimet natyrore: peshk, alga deti, kripa e jodizuar, vaj i mëlçisë së peshkut, spinaqi, vezë, panxhar, tranguj, këpurdha, qepë, sallatë e gjelbër, radishes, asparagus, lakër, karrota, domate, patate, portokaj, luleshtrydhe.

Kalciumi
Është i rëndësishëm, sidomos gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji, përdoret për formimin e kockave, është i dobishëm për parandalimin e inflamacionit dhe hemorragjisë. Merr pjesë në mirëmbajtjen e bilancit të kalcium-fosforit në trup. Nëse kemi mungesë të kalciumit në trup do të thotë që do të lajmërohen shenjat si rrahja e zemrës, pagjumësia, spazma e muskujve, ankth, gjakderdhje e mishit të dhëmbëve. Burimet Natyrore janë: qumështi, perimet të cilave i’u hahen gjethet, lakër jeshile, lulelakër, karrota, elder, patëllxhan, kohlrabi, bizele, asparagus, karçof, mustardë, arra, bajame, tërshërë, havjar, kërmijë, guaca, agrume.

Kaliumi
Stimulon sekretimin e hormoneve dhe pastron gjakun nga veshkat, merr pjesë në bartjen e informatave përmes sistemit nervor. Është e rëndësishme për funksionimin e muskujve normal, rregullon sekretimin e lëngjeve nga trupi, ndihmon në ruajtjen e butësisë së indeve. Rrit proceset e oksidimit, sintezën e proteinave dhe glukozës dhe kështu ndikon në rezistencë të organizmit. Nëse kemi mungesë, shenjat për të janë çrregullimet nervore, dobësi, pagjumësi, kapsllëku, problemet e muskujve. Burimet natyrore: uthulla e mollës, alga deti, kungulli, speca, selino, spinaq, patate, lakër, domate, sojë, lulelakër, gështenja, majdanoz, lakër jeshile, perimet me gjethe, ananas, dardha, rrush, banane, drithëra të paqëruara.

Kobalti
Ndihmon në krijimin e hemoglobinës dhe ndihmon në ndarjen e vitaminës B12. Nëse keni mungesë të tij do të thotë që do të keni shenjat si gjakderdhje, dobësi e përgjithshme, nervozizëm.
Burimet natyrore janë: molla, domate, lakër, gjethe panxhar, patate, qepë, rrepa.

Magneziumi
Ndihmon në përdorimin e vitaminës B dhe vitaminës C në trup, si, kalcium, fosfor dhe kalium. Është e nevojshme për formimin e kockave, dhe është i njohur si një mjet qetësues natyral. Nëse kemi mungesë të tij do të thotë që lajmërohen shenjat si nervozizëm, depresion, dridhje, spazma e muskujve, futja e parregullt e proteinave në shumimin e materieve, dëmet dhe parregullsitë e proteinave në veshka. Burimet natyrore: embrion gruri, drithëra të paqëruara, peshk, bajame, qumësht, djath, havjar, kërmijë, panxhar, perime me gjethe, sojë, limon.

Mangani
Bënë pjesë në metabolizmin e yndyrës dhe proteinave, me krijimin e hormoneve seksuale dhe në rritjen e tyre. Nëse kemi munges të tij, do të thotë që kemi shenja si marramendje, dëgjim, ngecja në zhvillimin fizik, shterpësinë, dobësi të muskujve. Burimet natyrore: drithërat të paqëruara (sidomos krunde), vezë, fasule, bananet, perimet me gjethe, mëlçi, arra, portokaj, ananas, kajsi, embrion gruri, karçof, tranguj.

Natriumi
Ndihmon më mbajtjen e niveleve normale të lëngjeve në trup, është i domosdoshëm për të krijuar acid klorhidrik, mban mineralet në gjak duke i lejuar ato të lëvizin përreth trupit normalisht, rregullon vlerën e pH të lëngjeve në trup. Shenjat nëse kjo mungon, përfshijnë humbjen e oreksit, gazërat e stomakut, lodhje të muskujve. Burimet natyrore janë: kripë, qumësht, ushqime të papërpunuara, peshk, karrota, sallatë e gjelbër, mish, alga deti, patate, lakër, selino, domate, qershi, pjeshkë.

Squfuri
Ky është një mineral i bukurisë: stimulon sintezën e kolagjenit, krijimin dhe mirëmbajtjen e indeve, ndihmon mëlçinë. Nëse kemi mungesë të tij, do të lajmërohen shenjat si thonjtë dhe flokët e brishtë. Burimet natyrore: domate, panxhar, qepë, selino, fasule, zarzavate, arra, vezë, drithëra, lakër, panxhar, lulelakër, lakër jeshile, lakërishtë, marule, karçof, asparagus, rribizëll.

Hekuri
Është esenciale për prodhimin e hemoglobinës, rrit rezistencën ndaj stresit dhe sëmundjeve organike. Nëse keni mungesë të hekurit do të thotë që ju lajmërohen shenjat si anemia, kapsëllëku, imuniteti i ulur ndaj sëmundjeve. Burimet natyrore janë: mëlçia, vezë, drithëra të paqëruara, spinaq, majdanoz, bizele, karrota, soje, mjedër.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit