Çka nëqoftëse kjo është gënjeshtër?! Si njerëz që jemi, në çfarë kohe jetojmë dhe ku jetojmë ne dijmë për çdo gjë të dyshojmë. Kur flet fëmiu ti tregon babait se ka marrë notën 5 në X lëndën apo në testin e X lëndës, në kokë me siguri vjen dyshimi se ky djalë ka kopjuar por këtë nuk e themi. Më vonë vjen fëmiu tjetër dhe thotë se punëdhënësi e ka shpërblyer me 20 euro, ndërsa në kokë sjellim lloj-lloj gjërash ku ta dish se çfarë ka bërë. Vjen edhe tjetri dhe thotë se ka gjetur punë në gurbet në një firmë me renome ndërsa në vetëvete ti thua: Hajt se do të përfundosh në McDonalds. Njëashtu, vjen një i afërm prej gurbeti dhe thotë se punoj këtu e këtu dhe marr kaq e kaq e ti përsëri dyshon. Në TV del filan mjeku dhe flet për mjekësi e ti dyshon në aftësitë e tij. Kur na thonë hoxhallarët ka thënë Allahu, ka thënë Pejgamberi ne përsëri dyshojmë dhe më vonë në TV del një qeveritar dhe flet për të na bind se kjo epidemi është shumë e rrezikshme e ne i besojmë 100% e ky i njejti rri në studio me disa të tjerë afër pa i përdorur mjetet mbrojtëse e harruam kur na gënjeu për rrugën që do ta ndërton, për shkollën, për spitalin, e për shumë raste dhe nevoja të shumta e mos të përmendim për rastet e montuara dhe shumë gjëra tjera. Çka do bëjmë nëqoftëse nesër dalin dhe thonë e gjithë kjo është një skenim dhe se ne kemi qenë pjesë me shtetet moderne në botë, se ne jemi në asociacione të ndryshme dhe duhet të rreshtohemi me to, por kjo punë do të na paguhet shumë. Jo për çdo gjë kemi dyshim por për këtë të fundit nuk kemi dyshim, jemi të izoluar në shtëpi, nuk shkojmë në punë apo shkollë, lëvizjet i kemi në minimum, nuk shkojmë te farefisi e për në xhami mos të flasim. Si do të ndihemi, kë do të akuzonim për mashtrim? Njëherë njëri e pyeti tjeterin se çka je në horoskop, dhe ky i përgjigjet se është DASH. Si morre dash – ja ktheu, KUR TË QETHIN SI DELE! (Teoria e konspiracionit)
Kenan Bajrami