-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Çfarë bëjnë njerëzit e suksesshëm 15 minuta para se të mbyllin punën

Më të lexuarat

Mos u fiksoni pas orarit se kur do dilni, por planifikoni ditën për nesër.

Për shumë prej nesh, 15 minutat e fundit të ditës së punës janë të vështira. Pas një dite të gjatë dhe të zënë mund të jetë joshëse që në minutat e fundit gjithçka që bëni është në numëroni sekondat bashkë me orën duke pritur me padurim për të ikur.

Por njerëzit më të suksesshëm e pranojnë se ato pak minuta të fundit janë vendimtare për kryerjen e detyrave, përgatitjen për të nesërmen, ndërtimin e marrëdhënieve dhe mbajtjen e punës në zyrë.

Ja 4 gjërat që njerëzit e suksesshëm bëjnë në 15 minutat e fundit të çdo dite pune:

1. Pastroni inbox-in tuaj: Për shumë punonjës të zyrës, email-i është gjëja e parë që ata shikojnë në mëngjes dhe gjëja e fundit që shohin para se të largohen. Me një komunikim kaq shumë të rëndësishëm që zhvillohet përmes email-it në mjedisin e sotëm të biznesit, është e domosdoshme të qëndroni gjithmonë të informuar lidhur me email-et që ju vijnë gjatë ditës. Ndonjëherë email-et që duken të lodhshme ose të vështira për t’u përgjigjur duke i lënë pezull pa i lexuar apo pa përgjigje, por fundi i ditës është koha që të siguroheni se i keni lexuar të gjitha dhe më pas të boshatisni kutinë tuaj postare.

2. Planifikoni hapat e parë për mëngjesin e ardhshëm: Mëngjeset janë sfiduese për produktivitetin, kështu merrni pak kohë çdo ditë për të planifikuar detyrat e para që do të bëni mëngjesin e ardhshëm dhe do ta keni më të lehtë nisjen e saj. Bëni një listë të gjërave që duhet të bëni mëngjesin tjetër në mënyrë që të lehtësoni punën dhe të kurseni kohën. Kjo do të organizojë më mirë punën tuaj dhe do të shmang stresin e kotë. Kjo do ju ndihmojë të relaksoheni në mbrëmje, sepse nuk do mendoni për atë që duhet të bëni ditën tjetër.

3. Forcimi i marrëdhënieve: Fundi i ditës së punës është gjithashtu një kohë e mirë për t’u lidhur me kolegët për diçka tjetër përveç punës. Është një kohë e mirë për të mësuar më shumë për jetën e kolegëve dhe për të biseduar gjëra të ndryshme me to. Kjo do të largojë stresin e ditës dhe do forcojë lidhjet mes jush.

4. Puna mbaroi zyrtarisht aty: Shumica e njerëzve e marrin punën me vete në shtëpi, por kjo është një praktikë e keqe si mendërisht, fizikisht, rrit nivelin e stresit dhe dobëson lidhjet familjare, shoqërore apo në çift. Punoni nga shtëpia vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, për çdo rast tjetër puna mbyllet në zyrë dhe çdo dosje dhe shënim mbetet në tavolinën tuaj të punës deri ditën tjetër.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit