-0.6 C
Pristina
Saturday, January 11, 2025

Çezma pret turqit

Më të lexuarat

Çezma 200-vjeçare e cila ishte zbuluar vitin e kaluar gjatë punimeve në sheshin “Ibrahim Rugova”, në Prishtinë, nëse mbetet në gjendjen aktuale, rrezikon të dëmtohet nga dimri. Asaj ende nuk i është vendosur xhami, që do ta finalizonte si projekt. Pos dëmtimit të saj, ekziston frika edhe nga rrezikimi i lëndimeve të qytetarëve, ngase zona nuk është siguruar.

Ajo do të mbyllet edhe një herë, nëse organizata turke “KIKA” dështon ta sjellë xhamin brenda kësaj jave. Komuna e Prishtinës është në dijeni për rrezikimin e çezmës dhe për vetë sigurinë e qytetarëve. Zyrtarë komunalë thonë se nuk kanë asnjë kompetencë për monumentin kulturor. Vlora Dumoshi, drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në KK të Prishtinës, tha se për monumentin në fjalë komuna e Prishtinës nuk e di se kur do të kompletohet.

“Ne e kemi një marrëveshje me Institutin për Mbrojtje të Monumenteve dhe ata do ta restaurojnë dhe konservojnë. Komuna e Prishtinës në mënyrë vullnetare ka ndarë 15 mijë euro për projektin”, ka deklaruar Dumosh për Gazetën Tribuna./kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit