1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Ç’është poleni i bletës?

Më të lexuarat

Poleni është organi mashkullor i shumimit tek bimët, të cilin bleta e mbledh dhe lëshon mbi të lëndët e saj jargore, gjë e cila i jep atij vetitë sheruese. Bleta e mbledh polenin dhe e deponon atë brenda hojeve për t’u ushqyer me të. Poleni është burimi kryesor i proteinës dhe vitaminave për bletët.

Përbërësit e polenit:

1. Proteina: 25-35% (Shumica e tyre janë aminoacide bazë që i nevojiten organizmit të njeriut dhe të cilat ai nuk mund t’i prodhojë vet.
2. Yndyrera: 5%
3. Sheqerna: 35%
4. Ujë: 8-12%
5. Vitamina: Grupin e vitaminave B, Vitaminë A, C dhe H.
6. Minerale: Poleni përmban një numër të madh mineralesh të domosdoshme për njeriun, si: kalcium, kalium, natrium, zink, magnez, alumin, bakër, plumb, etj.
7. Fermente dhe enzima: Poleni përmban një numër të madh prej tyre, si: invertasen, phosphatasen, amylasen, katalasen, saharasen, diastasen, etj.

Vetitë sheruese dhe shkaqet e përdorimit:

1. Poleni është element i rëndësishëm në ndërtimin e trupit për shkak se përmban një numër vitaminash bashkë me një përqindje të madhe aminoacidesh, prandaj ai nxit oreksin dhe shton peshën. Ai këshillohet për të sëmurët pas operacioneve që të rimarrin veten dhe të shërohen shpejt, ose pas shërimit nga një sëmundje e gjatë, me qëllim që t’i rikthejë trupit fuqinë dhe gjallërinë.
2. Aktivizues seksual dhe shtues i pjellshmërisë.
3. Pakëson shqetësimet nervore.
4. Bar efektiv për rastet e mungeses së gjakut “anemisë”, sepse rrit përqindjen e hemoglobinës në gjak dhe në qelizat e kuqe të gjakut, si rezultat i përmbajtjes së hekurit që ka.
5. Rregullon funksionin e zorrëve duke aktivizuar bakteriet e zorrëve për kryerjen e funksionit të saj. Prej këtu, poleni është i dobishëm për rastet e kapsllëkut kronik (afat gjate) dhe diarresë kronike (barkeqitjes afatgjate). Ai konsiderohet si ushqim i shkelqyeshem i zorrëve.
6. Përmirëson funksionin e prostates dhe konsiderohet si ilaç i dobishëm kundër zmadhimit te prostates tek të mëdhenjtë në moshë, duke vepruar në heqjen e kongjestionit (ajtjes).
7. Aktivizues i sistemit imunitar (mbrojtes) dhe anti infeksion.
8. Ilaçi më i mirë që u këshillohet të sëmurëve nga mëlçia për përmirësimin e funksioneve të mëlçisë.
9. Ndihmon në uljen e përqindjes së kolesterolit në gjak dhe në uljen e përqindjes së yndyrerave. Forcon muret e enëve të gjakut.
10. Ushqen lëkurën, përmirëson ndërtimin e saj dhe i jep asaj elasticitet dhe freski.
11. Shumë i dobishëm për të sëmurët me urinë diabetike, pasi që ndihmon pankreasin në përmirësimin e funksioneve të tij.
12. I këshillohet nënave gjatë kohës së shtatëzanisë dhe të gjidhënies.
13. Vepron në përmirësimin e aktivitetit të trurit dhe memories.
14. Vepron kundër rënies së flokut me shumë efikasitet si rezultat i Glosidit “Rutine” që përmban.
15. Forcon kapilarët e gjakut, sepse ndihmon në prodhimin e kolagjenit dhe elastinit (proteina që futen në përbërjen e kapilarëve të gjakut, kërceve dhe ligamenteve), përkrah lëndës “Rutine” që ai përmban dhe që është një lloj sheqeri i cili luan rol në rezistencën e mureve të brendshme të kapilarëve të gjakut.
16. Permireson çrregullimet funksionale në organizëm me anë të stabilizimit të metabolizmit që ka mangësi apo defekt.
17. Përmirëson depozitimin e vitaminës C.

Doza dhe mënyra e përdorimit:
Doza përcaktohet në varësi të moshës, peshës dhe dietës së pacientit.
1. Për të rriturit: 3-4 gram (një lugë gjelle), dy herë në ditë.
2. Për sportistët: 10 gram ne dite.
3. Për të vegjlit: Për foshnjat 6 muajsh: një lugë të vogël kafe, vetëm një herë në ditë. Për fëmijët 3-5 vjeç: 2 gram (një lugë të vogël), një deri dy herë në ditë. Për fëmijët 6-12 vjeç: 3 gram (një lugë e mesme), një deri dy herë në ditë.

Shpesh ndodh befasim tek ata që përdorin polen për herë të parë, për shkak të shijes së tij të veçantë, por shpejt ata mësohen me të, mirepo me kusht që të vazhdojnë ta marrin me rregull,munde te zgjedhim një nga mënyrat e mëposhtme:

– Duke e përzierë sasinë e posaçme të polenit me një gotë qumësht apo limonadë, për ta pasur të lehtë perballimin e shijes së tij.
– Duhet ta përtypësh mirë me qëllim që të fitohen sekrecionet e nevojshme, pastaj të pish një gotë ujë pas përcjelljes së tij.
– Preferohet që poleni të merret me ngrënien e mëngjesit, por mundet që të shpërndahet në vaktet e tjera të bukës gjatë ditës.
– Këshillohet që poleni të përdoret për një kohë jo më pak se tre javë rresht, sidomos në fillim të përdorimit të tij, me qëllim që të arrish dobite e tij.

Këshilla që duhen pasur parasysh para përdorimit të polenit të bletës:

Ekzistojnë disa raste sëmundjes, mbartësit e të cilave duhet të konsultohen me mjekun para se të përdorin polenin:
1. Ata që kanë alergji në sistemin e frymëmarrjes (astmë, alergji në gjoks).
2. Ata që kanë alergji në sistemin tretës.
3. Infeksionet e stomakut (lukthit) dhe të duodenit (zorres se holle, dymbedhjetegishtore), sidomos nëse merret me përmasa të mëdha para ngrënies.
4. Të sëmurët me urinë diabetike (të cilët mjekohen me insulin), nuk këshillohen të marrin shumë polen, sepse ai përmban shumë karbohidrate (sheqerna).

Ruajtja dhe depozitimi:

1. Poleni duhet të ruhet larg dritës së diellit, sepse dielli i shk­­atërron grupet e fla­vonoideve, vitaminave dhe enzimave të tij.
2. Larg nxehtësisë, sepse ajo ia ul vlerat dhe vetitë sheruese dhe ushqyese polenit.
3. Poleni duhet të ruhet në vende të ftohta ose edhe i ngrirë, por në enë të mbyllura mirë, sepse lagështia e prish atë dhe në të mund të rriten disa lloj insektesh andaj duhet mbahet e mbylleur mire.
4. Mund të ruhet edhe i përzierë me mjalt./zhurnal

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit