-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

CES2013: ZTE Grand S smartfoni 5 inç më i hollë në botë

Më të lexuarat

Kompania ZTE dje në CES zyrtarisht ka prezantuar modelin Grand S i cili me trashësinë prej 6,9 mm do e marrë titullin si pajisja smartfon më e hollë me ekran 5 inç 1080p.

Nga detajet tjera veçojmë se bëhet fjalë për pajisje e cila ka procesor katër bërthamësh Snapdragon S4 Pro me fuqi 1,7 GHz në kombinim me 2 GB RAM.

Kamera e këtij smartfoni është 13 MP, ka 16 GB memorie të brendshme dhe vendin për kartela memorie.

Kjo pajisje mbështetë standardin LTE, ndërsa sistemin operativ të cilin e shfrytëzon është Android 4.1 Jelly Bean.

Për shkak të hollësisë së pajisjes e ka pësuar bateria, kështu që kapaciteti i saj është vetëm 1780 mAh, që për ekranin 5 inç është e vogël. (PCWorld Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit