4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Çertifikohen 27 oficerë të FSK-së, për Logjistikë

Më të lexuarat

Në Komandën e Forcave Tokësore të FSK-së, nga 28 janari e deri më 1 shkurt 2013 është mbajtur trajnimi për Logjistikë, qëllimi i të cilit ka qenë familjarizimi me konceptet e reja, doktrinat dhe zhvillimin e logjistikës.

Trajnimi është mbajtur nga instruktorët e Ushtrisë së Turqisë, të cilët kanë ardhur, enkas, për trajnimin e pjesëtarëve të FSK-së, për logjistë.

Këtë trajnim e kanë ndjekur 27 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përfaqësuar nga të gjitha njësitet e saj.Në ceremonin përmbyllëse të trajnimit, morën pjesë: gjeneralbrigade Zymer Halimi dhe Gëzim Hazrolli, kolonel Skënder Hoxha dhe shefi i mentoruesve të Ushtrisë së Turqisë, kolonel Omer Faruk Bashturk.

Me këtë rats, gjeneralbrigade Zymer Halimi i ka falënderuar instruktorët nga Turqia, për kontributin që janë duke dhënë në ngritjen e kapaciteteve profesionale për FSK-në, jo vetëm në Logjistikë, por, edhe në të gjitha fushat e mundshme.

Gjeneral Halimi, nga oficerët e FSK-së, kërkoj që njohuritë e fituara, nga ky trajnim, t`i bartin me sukses në njësitet e tyre, ku ata veprojnë.
Ndërsa, në emër të Komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastarati dhe Komandantit të Forcave Toksore gjeneralmajor Rraman Rama, të cilët, për shkak të angazhimeve jashtë shtetit, nuk kan mund të marrin pjesë në këtë ceremoni, i ka përshëndetur gjenerlbrigade Gëzim Hazrolli, zëvendës komandant i KFT-së,dhe njëherit i ka falënderuar instruktorët e Ushtrisë Turke, për ndimën e pakursyer që po japin në trajnimin e FSK-së.

Koloneli Omer Faruk Bashturk, ka shpreh kënaqësinë e vaçantë, që ka pas mundësinë, me punue me pjesëtarët e FSK-së. “Ndihem i nderuar që kam pasur mundësinë, që dijen time, ta përcjellë te pjesëtarët e FSK-së”, duke shtuar se i njejti trajnim, mbahet edhe në Turqi.

“Të gjithë instruktorët e Turqisë kanë një përvojë jashtëzakonisht të madhe, dhe ky shkëmbim i përvojave me FSK-në, për ne, do të thotë shumë, dhe kërkoi zbatimin e tyre në njësitet e FSK-së”, ka shtuar ai.

Në fund, gjeneral Zymer Halimi, drejtori i Drejtorisë për Operacione në MFSK, në emër të Komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastratit u dha certifikata oficerëve të cilët ndoqën këtë trajnim, dhe instruktorëve të Ushtrisë së Turqisë, nënkolonelit Hunkar Toyoglu dhe majorëve: Bahtiyar Eren, Latif Oygur, Hakan Buke, si dhe një medalje, për Qendrën e Partneritet për Paqe, të Turqisë, nga e cila qendër, vijnë instruktorët e Turqisë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit