0 C
Pristina
Saturday, January 11, 2025

Çereku i fundit pritet me shitje rekord të iPhone

Më të lexuarat

Sipas hulumtuesit të tregut IHS iSuppli, Apple është drejt rrugës për të shënuar një numër rekord të shitjeve të iPhone.

Çereku i katërt do të jetë madhështor, tha iSuppli në një shënim hulumtues gjatë ditës së djeshme. “Çereku më i madh i Apple për shitjet e iPhone në histori.”

iPhone 5 do të drejtojë shitjet e smartfonëve të Apple në vitin 2012 në 149 milionë njësi, një ngritje për 60 për qind nga 93 milionë në 2011-të, tha iSuppli.

“Telefoni i ri do të lëshohet vetëm në një javë të mbetur në çerekun e tretë, kështu që shumica e shitjeve të iPhone 5 të përplasura në 2012-tën do të shihen në çerekun e fundit të vitit,” tha iSuppli.

Kjo ngritje është për shkak se një numër i blerësve ka shtyrë blerjen e pajisjes iPhone për të pritur lëshimin e gjeneratës së pestë të kësaj pajisjeje.

“Blerësit largpamës ndalen së bleri gjatë kohës duke shkuar deri te lëshimi i pajisjes së re. Ky fenomen uli shitjet e iPhone në çerekun e dytë të këtij viti,” tha iSuppli.

Ashtu siç u tha, lajmërimi i djeshëm është më i madh se ai i bërë për 4S. “Për dallim nga lëshimi i vitit të kaluar i iPhone 4S, lajmërimi këtë vit të iPhone 5 vjen si një shmangie nga modelet e kaluara,” tha në një deklaratë, një analist i iSuppli, Daniel Gleeson.

Ai vazhdon: “Shtimi i një ekrani të ri, më të madh është një ndryshim thelbësor në dizajnin e produktit. Për më tepër, iPhone 5 është anëtari i parë i linjës së smartfonëve të Apple që ofron lidhshmërinë me evolucion afat gjatë (LTE), duke përshpejtuar shpejtësitë e të dhënave në mënyrë dramatike në krahasim me modelet paraprake. Këto përmirësime madhore do të udhëheqin shitje të shumta për iPhone 5.”

Dhe fakti që iPhone 5 mbështet frekuencën botërore 4G LTE me siguri se do t’i japë një shtytje shtesë. (PC World Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit