-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Çerek milioni të larguar nga Kosova?!

Më të lexuarat

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda ka thënë se në bazë të informatave brenda Policisë të cilat nuk janë publikuar ende, rreth 230 mijë qytetar të Kosovës janë larguar nga vendi në muajt e fundit.

 

Këtë deklaratë ai e ka dhënë sot në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane, shkruan Zëri.

 

Deda më tej ka thënë se ministri, Skënder Hyseni duhet të raportoj urgjentisht para këtij komisioni.

 

“Ministri i Punëve të Brendshme duhet që të vijë në Komision këtë javë dhe t’i publikojë këto shifra në Komision qoftë edhe me dyer të mbyllura. Ministrat përgjegjës duhet që të raportojnë se çfarë janë duke bërë për ndryshim/plotësimet e ligjeve të Rezolutës”, ka thënë ai. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit