3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Centrali bërthamor lundrues i pari në botë i gatshëm për funksionim

Më të lexuarat

Centrali bërthamor lundrues (FNPP) i pari dhe i vetmi në botë, Akademik Lomonosov, është i gatshëm të fillojë funksionimin komercial në bregdetin e Arktikut në Rusi, njoftoi korporata ruse e energjisë atomike, Rosatom.

Akademik Lomonosov, me gjatësi 144 metra dhe gjerësi 30 metra, ka aftësi të bartë 21.000 ton. Centrali është i pajisur me dy reaktorë që janë në gjendje të prodhojnë deri në 70 megavat energji elektrike. FNPP është dizajnuar që të jetë funksionale për 40 vjet, me mundësi që afati të zgjatet deri në 50 vjet.

Sipas kumtesës së Rosatom, dy reaktorët e centralit me sukses arritën kapacitetin 100 për qind në 31 mars. Më tej thuhet se testet e FNPP-së me sistem me dy reaktorë KLT-40 konfirmuan stabilitetin funksional të pajisjeve kryesore dhe ndihmëse të centralit, si dhe sistemet automatike të kontrollit të proceseve.

Andrei Petrov, drejtori i përgjithshëm i filiales së Rosatom-it, Rosenergoatom Concern JSC, tha se autoritetet tani do të japin certifikatat miratuese për centralin me synim që licenca e funksionimit të merret në muajin korrik.

Përderisa punët inxhinierike po vijojnë sipas planit, strukturat bregdetare dhe hidraulike për centralin, si dhe infrastruktura që do të sigurojë transmetimin e energjisë elektrike në rrjetin lokal dhe ngrohjen për rrjetin e qytetit, janë planifikuar të përfundojnë deri në fund të vitit 2019.

Planet janë që FNPP të lidhet me qytetin-port Pevek në bregdetin Arktik të Rusisë gjatë sezonit të ngarkesave verore, ku do të zëvendësojë kapacitetet aktuale të të centralit bërthamor Bilibino dhe termocentralit të kombinuar Chaunskaya. Lidhja me rrjetin e energjisë pritet të realizohet në muajin dhjetor./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit