3.4 C
Pristina
Tuesday, December 3, 2024

Çelni ngjyrën e flokëve me kamomil e limon

Më të lexuarat

Ka një mënyrë për të çelur ngjyrën e flokëve pa shkuar te parukierja.

Jo vetëm qe do të kurseni paratë por nuk do të dëmtoni as flokët me produkte kimike që janë shumë më të forta kur kërkojmë të arrijmë një ngjyrë të hapur.

Në fakt, ka disa mënyra natyrale për të çelur ngjyrën e flokëve. Mund t’i provoni në shtëpi dhe do të keni të njëjtin rezutlat.

Metoda me kamomil, kurkumë dhe limon

Të çelësh flokët me kamomil është një nga metodat më të përhapura. Mjafton të vendosësh një filter çaji në ujë të ngrohtë, ta lësh disa minuta dhe të përgatisësh më pas shampon me lëngun e përftuar.

Pas disa përdorimesh do të kesh flokë shumë më të çelët e të ndriçuar, shkruan Living.al.

Një gjë të ngjashme mund të arrish edhe me pluhurin e kurkumës. Hidhni një lugë në ujë të nxehtë, përziejeni deri sa të keni një krem homogjen dhe lyeni flokët me të. Mbajeni gjysmë orë dhe shpëlajeni.

Nëse doni, provoni edhe limonin. Shtrydhni dy limona në një gotë ujë dhe lyeni flokët. Duhen sërish 30 minuta përpara se të shpëlani flokët dhe të vendosni balsamin.

Provojini dhe do të mbeteni të habitur nga rezultatet!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit