8.5 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Çelik: Qeveria austriake si një “bombë pa siguresë” për të ardhmen e Europës

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Ministri i Çështjeve të Bashkimit Evropian (BE) i Turqisë dhe kryenegociatori Ömer Çelik, e ka cilësuar “si një bombë pa siguresë” për të ardhmen e Evropës qeverinë austriake për shkak të vendimit për mbylljen e disa xhamive, raporton Anadolu Agency (AA).

“Normalisht, kur një vend merr presidencën e radhës, unë e vizitoj atë vend para marrjes së presidencës Nuk do të zhvilloj ndonjë vizitë në Austri përpara apo gjatë presidencës. Ne e konsiderojmë të pavlefshme presidencën e radhës të Austrisë”, tha Çelik në një program në kanalin Habertürk TV.

Çelik përshkruajti kancelarin austriak Sebastian Kurz si një ëndërrimtar, një person që nuk ka vizion për të vënë ndonjë kapacitet politik dhe i cili ka personalizuar retorikën e ekstremit të djathtë, duke shtuar se ai nuk është një person që merret me shumë seriozitet në Evropë.

“Me Austrinë ekzistonte një dëshirë për normalizim, por në këtë pikë, kancelari austriak ka ardhur në situatën e përfaqësuesit të racizmit dhe armiqësisë kundër Islamit”, tha Çelik.

“Ne tashmë nuk shohim një qasje që të përfaqësojë vlerat e BE-së. Përveç kësaj, Turqia do të ndërmarrë hapa seriozë kundër këtyre verpimeve që kanë kryer. Edhe normalizimin ata e kuptojnë mangët. Nga njëra anë flasin për normalizim, po në anën tjetër ministri i Jashtëm austriak, i cili mund të jetë edhe me qëllim të mirë, bën deklarata kundër anëtarësimit të Turqisë në BE”, shtoi ai.

Ndryshe, kancelari austriak Sebastian Kurz të premten deklaroi se vendi i tij, në kuadër të “luftës kundër islamit politik”, ka marrë vendim për mbylljen e 7 xhamive dhe dëbimin e dhjetra imamëve për shkak të financimit nga jashtë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit