3.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Çelik: “New York Times” luan me fjalët; protestuesit u vranë me dashje nga ushtarët izraelitë

Më të lexuarat

Ministri i Bashkimit Evropian (BE) dhe kryenegociatori, Ëmer Çelik (Ömer Çelik) reagoi ndaj shprehjeve të përdoruara për protestuesit palestinezë, në një shkrim të publikuar në gazetën “New York Times”…

 

Ministri i Bashkimit Evropian (BE) dhe kryenegociatori, Ëmer Çelik (Ömer Çelik) reagoi ndaj shprehjeve të përdoruara për protestuesit palestinezë, në një shkrim të publikuar në gazetën “New York Times”.

Në deklaratën e bërë nëpërmjet llogarisë zyrtare në “Twitter”, Çelik shkroi: “New York Times shkroi se ‘shumë palestinezë vdiqën gjatë protestave’. Kjo është një gjuhë e ndotur. Është trilluar për të mbuluar të vërtetën.” Sipas tij, gjuha e duhur është: “Shumë palestinezë u vranë me dashje nga ana e ushtarëve izraelitë”.

Transferimi zyrtarisht i Ambasadës amerikane në Jerusalem, sipas një vendimi të mëparshëm të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ngjalli zemërim në rajon.

Si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë ndaj protestuesve në kufirin e Gazës kundër transferimit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Jersualem, numri i palestinezëve që ranë dëshmorë arriti në 62, ndërkohë që 2 mijë e 770 palestinezë mbetën të plagosur.

Turqia reagoi ashpër ndaj sulmit të Izraelit dhe shpalli 3 ditë zi kombëtare për dëshmorët e rënë në Gazë.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit