4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Çelik: Këshilli i Evropës dhe APKE kanë bërë gabim historik

Më të lexuarat

“Ky është një vendim i padrejtë. Është gabim historik i Këshillit të Evropës, por edhe i Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës”

ANKARA (AA) – Ministri turk për Çështjet e Bashkimit Evropian dhe kryenegociatori i Turqisë me BE-në, Omer Çelik, në lidhje me vendimin e sotëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) në lidhje me vendosjen e Turqisë në procesin e mbikëqyrjes, ka thënë se ky është një vendim i padrejtë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ky është një vendim i padrejtë”, u shpreh Çelik, duke shtuar më tej: “Ky është gabim historik i Këshillit të Evropës, por edhe i Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës.”

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot miratoi një vendim për futjen e Turqisë në procesin e një lloji të “mbikëqyrjes së përforcuar”.

Në Asamblenë e Përgjithshme të APKE-së të mbajtur në Strasburg është zhvilluar një debat mbi raportin me titull “Funksionimi i institucioneve demokratike në Turqi”. Gjatë votimit të projektrezolutës, 45 deputetë ishin “kundër”, 113 prej tyre ishin “pro”, ndërsa 12 abstenuan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit