9 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Çelik: Evropa rrit masat ndaj terrorit dhe kërkon të kundërtën nga Turqia

Më të lexuarat

Çelik bëri deklarata të ndryshme për një kanal televiziv privat.

Ministri turk i Integrimit Evropian dhe Kryenegociatori, Ëmer Çelik (Ömer Çelik) tha se vendet e Evropës kanë shtrënguar rregulloret e vendit të tyre ndaj kërcënimit të terrorit, por nga Turqia, që përballet me të njëjtin kërcënim, kërkojnë që Turqia të lehtësojë rregullat e saj.

Çelik bëri deklarata të ndryshme për një kanal televiziv privat.

Çelik u shpreh edhe në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave të nënshtetasve turk me Bashkimin Evropian duke bërë të ditur se vazhdojnë punimet në lidhje me këtë çështje.

Ministri turk u shpreh se do të jepen propozimet e fundit e punimeve ndërkohë që Turqia mban pozicionin e mëparshëm, liberalizimi i vizave duhet vlerësuar së bashku me marrëveshjen e Ripranimit të Refugjatëve të nënshkruar me Bashkimin Evropian.

Kurse në lidhje me ligjin për luftën kundër terrorit, Ëmer Çelik rikujtoi se kanë propozuar që të ngrihet një komision i Këshillit Evropian dhe Turqisë në lidhje me propozimet e BE-së.

Ai theksoi gjithashtu se terrori e ka përshkallëzuar vazhdimisht dozën e kërcënimit për të gjithë botën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit