5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Çekia prodhon koronën me 130 kg ar që vlen 3.9 mln euro

Më të lexuarat

Banka Kombëtare e Çekisë po feston 100-vjetorin e monedhës së saj – koronës – me lëshimin e një monedhe gjigante prej ari. Me peshë 130 kg dhe me një diametër prej 50 centimetrash, ajo është një nga monedhat më të mëdha të arit në botë dhe më e madhja në Evropë, tha të enjten një zëdhënës i Bankës Qendrore të Çekisë.

Ajo ka vlerë 100 milionë korona çeke, apo më pak se 3.9 milionë euro, shkruan REL..

Puna e skulptorit çek, Vladimir Oppl, mund të shihet deri më 28 prill në kuadër të një ekspozite për monedhën në Kështjellën e Pragës.

Republika Çeke, anëtare e Bashkimit Evropian, nuk e ka pranuar ende monedhën euro.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit