1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Çekia kërcënon rëndë Shqipërinë

Më të lexuarat

jë ditë pas heqjes së licencës së kompanisë “CEZ Shpërndarje”, vjen reagimi i kryeministrit të Republikës Çeke, Petr Neças.

Sipas tij, ky vendim është tregues i qasjes së padrejtë, që shteti shqiptar ka ndaj investitorëve të huaj, ndërsa nga ana tjetër shuan shpresat e mbështetjes çeke për një anëtarësim të mundshëm të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Republika Çeke nuk mund të injorojë qasjen e Shqipërisë ndaj një investitori çek, në kuadër të aspiratave të këtij vendi për t’u integruar në BE. Vendimi i autoriteteve shqiptare për t’i hequr licencën kompanisë CEZ, investitorit më të madh çek në rajon, është një sinjal shumë negativ”, deklaroi kryeministri çek.

“Hapat e ndërmarra nga autoritetet shqiptare, për t’i hequr kompanisë çeke të drejtat mbi pronësinë e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike, hedhin dyshime mbi angazhimin e Shqipërisë në krijimin e një shteti ligjor dhe shpresat e saj, që një ditë të anëtarësohet në BE”, deklaroi kryeministri çek.

Një ditë më parë reagoi edhe vetë kompania çeke, e cila e quajti vendimin e ERE, për heqjen e licencës dhe menaxhimin e saj nga një administrator i përkohshëm shtetëror, në kundërshtim me ligjin. Kompania mëmë në Çeki deklaroi se ka nisur hapat ligjorë për të çuar çështjen në arbitrazh ndërkombëtar./tch

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit