Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) është pyetur në lidhje me atë njeri të cilin e ka prekur “shigjeta e helmuar e Iblisit” , pra, si të kurohet ky njeri? Ai ka thënë:
“Ai njeri që është goditur me shigjetë të helmuar, duhet të bëj ç’është e mundur që pikë së pari ta pastrojë plagën, e pastaj t’i gjejë sa më shpejtë ilaçin e duhur, e në rastin konkret ilaçi gjendet në disa çështje:
E para: Të martohet, se në këtë mënyrë do të gjejë prehje.
I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Nëse dikush nga ju mahnitet nga bukuria e një femre, le të shkojë te bashkëshortja e tij, se ajo ka atë që ka edhe ajo.”
Duke vepruar kështu, ai e shuan pasionin dhe e dobëson epshin.
E dyta: T’i falë rregullisht pesë kohët e namazit, t’i përkushtohet adhurimit, lutjes, e sidomos në një të tretën e fundit të natës, si dhe të jetë i përqendruar gjatë faljes dhe leximit të Kuranit.
Të lutet shpesh me lutjen profetike: “O Ti që i rrotullon zemrat! Bëje zemrën time të qëndrueshme në fenë Tënde! O Ti që i orienton zemrat! Orientoje zemrën time për tek bindja ndaj Teje dhe ndaj të Dërguarit Tënd!”
Nëse njeriu i shton adhurimet, përuljen ndaj Zotit dhe lutjen, Allahu ia largon brengën e tij nga zemra, ashtu siç thotë në ajetin kuranor:
“Ashtu (e bëmë të vendosur) që ta largojmë nga ai të keqen dhe të ndytën. Vërtet, ai ishte nga robërit tanë të zgjedhur.” Jusuf, 24.
E treta: Të largohet prej saj sa të jetë e mundur. Të largohet nga shtëpia e saj, nga puna, nga rrethi shoqëror etj; në mënyrë që të mos e shohë e as të mos dëgjojë për të , pasi largësia i ftoh marrëdhëniet dhe kur njeriu kujtohet rrallë, ndjenjat shuhen.
Le t’i veprojë këto të tria dhe do ta vërejë ndryshimin, e Allahu e di më së miri.”
“El Fetaua”, Vëll. 32, f. 5.