Arsyet më të shpeshta të armiqësie të nuseve me vjehrrat janë “shitja e mendve”, përzierja në martesë, rritja/edukimi dhe financat, si edhe frazat “Në kohën time…”, “unë do ta kisha bërë kështu…”.
Rreth 40 për qind të nuseve kanë marrëdhënie të këqija me vjehrrat, ndërsa shumë bëjnë luftëra të përditshme me to për shkak të këshillave “dashamirëse”, ka treguar hulumtimi online i faqes së internetit OnePoll. Madje një e dhjeta e nuseve për shkak të grindjeve të shpeshta nuk flet me vjehrrën, ndërsa arsyeja më e shpeshtë për mosmarrëveshjet janë ndërhyrjet e tyre në rritjen e fëmijëve, shkruan Daily Mail.
Vjehrrat të cilat nuseve të veta shpesh u thonë frazat si “Në kohën time … “ ose “Unë e kam bërë kështu … “ janë më të urryerat në popullatën femërore, ndërsa disa shkojnë aq larg sa që rejave u japin këshilla të modës ose financiare, kanë zbuluar hulumtuesit.
Rreth gjysma e femrave të martuara thonë se si janë grindur me partnerin për shkak të ndërhyrjes së nënës në jetën e tyre, ndërsa 15 për qind madje kanë menduar të ndërprisnin tërësisht marrëdhëniet me vjehrrën.
Shkeljet më të mëdha të vjehrrave
* Dhënia e këshillave për rritje më të mirë të fëmijëve;
* Sjellja sikur dinë gjithçka, dhe në veçanti më mirë se nuset;
* Deklaratat si “unë do të kisha bërë kështu”, “Në kohën time kemi bërë kështu”;
* Kriticizmi i nuseve si nëna;
* Dhënia e ëmbëlsirave të tepërta dhe ushqimit të pashëndetshëm fëmijëve;
* Pretendimi që dinë më mirë se sa nënat e tyre se çfarë dëshirojnë nipërit/mbesat e tyre;
* Mosdëgjimi i nuses;
* Të theksuarit që djalin e vet e njohin më mirë se gruaja e tij;
* Rregullimi dhe pastrimi sapo futen në shtëpinë e nuses;
* Përzierja në financat e djalit dhe nuses;
* Marrja në pyetje e djalit nëse ha diçka, sepse duket i dobët;
* Thënia nuses që duhet të dobësohet;
* Kritikat kuzhinës së nuses.kohaislame