12.1 C
Pristina
Monday, January 27, 2025

Çdo ditë falëndero Allahun – Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

Çdo ditë falëndero Allahun – Hoxhë Bekir Halimi

Falëndero Allahun çdo ditë me falënderime të shumta dhe të mëdha për krejt ato dhunti që të vijnë një pas një, për udhëzimin e shëndetin që i ke!
Falënderimi është shkaku më i madh që ti ruan mirësitë që i ke dhe që ti sjell ato të mira që nuk i ke.
Prej fjalive më të vlefshme në këtë drejtim është fjalia:
E falënderojmë Allahun me falënderime të shumta, të mira e të bekuara!
Falënderimi është një prej tre veprave të mëdha, për të cilat Pejgamberi, ﷺ, pas çdo namazi kërkonte ndihmë nga Allahu për të qenë falënderues.
Kurse Allahu i Madhërishëm thotë: “Nëse falënderoni, Unë sigurisht ua shtoj”.
O Allah! Më ndihmo që të përmendi Ty, që të falënderoj Ty dhe që të adhuroj mirë Ty!

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit