27.6 C
Pristina
Wednesday, June 26, 2024

“Çdo armë që kalon në duart e YPG-së dhe PKK-së është një kërcënim ndaj Turqisë”

Më të lexuarat

Çavusoglu: “YPG dhe PKK që të dyja janë organizata terroriste, nuk kanë asnjë ndryshim. Ato ndryshe kanë vetëm emrin dhe çdo armë që kalon në duart e tyre është një kërcënim për Turqinë

PODGORICË (AA) – Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, në lidhje me autorizimin e Departamentit amerikan të Mbrojtjes nga presidenti Donald Trump për të pajisur me armë elementët kurdë të Forcave Demokratike të Sirisë (FDS) tha se “YPG dhe PKK që të dyja janë organizata terroriste, nuk kanë asnjë ndryshim. Ato ndryshe kanë vetëm emrin dhe çdo armë që kalon në duart e tyre është një kërcënim për Turqinë. Më parë kemi ndarë me ju informacionet se armët e dhëna YPG-së të cilat janë kapur në duart e PKK-së në Turqi”, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas takimit me homologun e tij, Srgjan Darmanoviç, në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë, ministri Çavusoglu, është shprehur se Trump që nga dita kur ka ardhur në detyrë dhe personat në qeverinë e tij i kanë kuptuar shumë mirë ndjeshmëritë e Turqisë dhe sipas tij, ata janë shprehur se nuk do të hedhin ndonjë hap që do të dëmtojë Turqinë.

Pasi ka theksuar se SHBA-të e dinë shumë mirë qëndrimin e Turqinë për çështjen e YPG-së, ai tha se “YPG dhe PKK që të dyja janë organizata terroriste. Brenda Forcave Demokratike të Sirisë (FDS) ndodhen edhe YPG, edhe forcat arabe. Më së fundmi Tillerson më ka shprehur se më shumë se 60 për qind e tyre janë arabë, arabët e moderuar. Gjithashtu edhe ne kemi patur rekomandimet tona. Kryesisht në operacionin e Rakkas duhet të ndahen anëtarët e YPG-së dhe arabët brenda FDS-së. Do të jetë e dobishme në Rakka të hyjnë forcat arabe”.

Ndër të tjera duke shtuar se këtu mund të kryhet përforcim i forcave me opozitarë të moderuar, Çavusoglu, ka theksuar më tej se “Kjo është shumë e rëndësishme për suksesin e operacionit. Sepse Rakka është e përbërë masivisht, 99 për qind prej arabëve sunnitë. Për këtë arsye duhet të planifikojmë mirë edhe të ardhmen e qyteteve brenda Sirisë. Pra duhet të planifikojmë edhe pas DEASH-it. Nëse mbështesim integritetit kufitar, territorial të Sirisë dhe nëse i kushtojmë rëndësi stabilitetit të Sirisë nuk duhet të hedhim hapa të gabuar duke marrë mësime veçanërisht nga gabimet që kemi kryer në Irak”.

Ai ka theksuar se të gjitha këto çështje presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, do t’i diskutojë personalisht me homologun amerikan, Donald Trump, gjatë vizitës në SHBA.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit