2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Çavuşoğlu: Zgjidhje politike, për t’i dhënë fund krizës në Jemen

Më të lexuarat

“Të gjithë duhet të respektojnë rezolutën e OKB-së në Jemen, megjithatë ne shohim se Husitë nuk po tregojnë guxim për të zbatuar vendime të tilla”, tha ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavuşoğlu

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavuşoğlu dhe homologu i tij i Katarit, Khalid bin Muhamed el-Attiyah kanë bërë thirrje për një zgjidhje politike për t’i dhënë fund krizës në Jemen, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Antalya të Turqisë, në kuadër të takimit përgatitor të Komitetit të Nivelit të Lartë Strategjik të Ministrave të Jashtëm të Turqisë dhe Katarit të shtunën, Çavuşoğlu tha se: “Të gjithë duhet të respektojnë rezolutën e OKB-së në Jemen, megjithatë ne shohim se Husitë nuk po tregojnë guxim për të zbatuar vendime të tilla”.
 
Ministri i Jashtëm i Turqisë gjithashtu tha se për një zgjidhje të përhershme për stabilitetin  në Jemen “të gjitha palët duhet të respektojnë vendimet e marra”.
 
Ministri i Jashtëm i Katarit, Al-Attiyah tha se një marrëveshje e cila gjithashtu përfshinte Husitë duhet të respektohet në Jemen.
 
Të premten, ministri i jashtëm saudit, Adel al-Jubeir dhe Sekretari amerikane e Shtetit, John Kerry zbuluan një propozim për armëpushim pesë-ditore në Jemen, duke pretenduar  se në qoftë arrihet dakordësia mes palëve, armëpushimi mund të fillojë sa më shpejt që të martën.
 
Edhe Kombet e  Bashkuara gjithashtu kanë bërë thirrje vazhdimisht për një armëpushim në Jemen që nga prilli.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit