-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Çavusoglu: Thirrje Turqisë, Malajzisë dhe Saudisë për uniteti në tejkalimin e problemeve të botës islame

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, i cili ndodhet në Kuala Lampur për të marrë pjesë në mbledhjen e Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore dha një konferencë në Universitetin Islam të Malajzisë me titull “Politika e Jashtme e Turqisë”.
 
Një nga vendndalimet e Ministrit të jashtëm turk në Malajzi, ishte edhe Universiteti Islam. 
“Edhe kryeministri ynë, Profesor Doktor Ahmet Davutoglu ka qenë me detyrë në këtë universitet.
Unë i solla mësimdhënësve dhe studentëve përshëndetjet e Kryeministrit Davutoglu” tha Çavusoglu në fjalimin e tij. 
Ministri turk shpjegoi politikën e jashtme proaktive dhe dinamike të Turqisë në një atmosferë ku krahas studentëve dhe mësimdhënësve të këtij universiteti merrnin pjesë edhe diplomatë të shumë vendeve të tjera. 
Në fjalimin e tij Çavusoglu i dha vend edhe luftës kundër terrorit dhe islamofobisë duke u shprehur me fjalët: Nuk mund të ekzistojë mendimi, terroristi im është i mirë kurse i yti i keq. Nuk mund të thoni që sekti im është i mirë ndërsa i juaji i keq. Një organizatë terroriste nuk mund të jetë e mirë sepse lufton një organizatë tjetër terroriste. Por për fat të keq, një mendim dhe qëndrim i tillë është përhapur gjithandej. Me terrorin duhet të luftojmë të gjithë bashkë”.
Ai nënvizoi se edhe Kombet e Bashkuara janë të pamjaftueshme për të zgjidhur problemet që kanë dalë në shesh dhe shtoi: “Në botë po ndryshojnë ekuilibrat. Por me anëtarët aktual që duhet të gjejnë zgjidhje problemeve, a përfaqësojnë Kombet e Bashkuara të gjithë botën? Nuk e përfaqësojnë. OKB-ja nuk mund të gjejë zgjidhje për problemet aktuale ekonomike dhe politike të botës”. 
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, bëri thirrje për unitet në zgjidhjen e problemeve dhe tha se “Duhet rritur bashkëpunimi për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballet bota islame. Sidomos vende si Malajzia, Arabia Saudite e Turqia duhet të bashkohen. Ne duhet të bashkëpunojmë duke tejkaluar problemin sektar”. 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit