Çavuşoğlu ritheksoi mbështetjen e Uashingtonit ndaj organizatës terroriste PYD, degës së PKK-së në Siri. Ai tha se nuk duhet mbështetur një organizatë terroriste vetëm se lufton kundër një tjetër organizate terroriste
WASHINGTON (AA) – Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu gjatë takimit me Këshilltarin Kombëtar të Sigurisë së SHBA-ve Herbert McMaster ritheksoi për mbështetjen e Uashingtonit ndaj organizatës terroriste PYD, degës së organizatës terroriste PKK në Siri, duke theksuar se nuk duhet të mbështesin një organizatë terroriste vetëm për shkak se ata luftojnë kundër një organizate tjetër terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).
“Nuk mund t’i jepni legjitimitet një organizatë terroriste vetëm se lufton kundër DEASH-it”, tha Çavuşoğlu.
Ai theksoi se mosekstradimi i kreut të organizatës terroriste FETO Fetullah Gylen në Turqi dhe mbështetja e SHBA-së ndaj PYD-së hedhin një hije në marrëdhëniet midis Turqisë dhe SHBA-ve, duke theksuar se këto probleme duhet të zgjidhen sa më shpejtë të jetë e mundur.
Çavuşoğlu sot më herët gjatë takimit me Sekretarin amerikan të Drejtësisë Jeff Sessions në Uashington kërkoi arrestimin e përkohshëm të udhëheqësit të organizatës terroriste të FETO-s Fetullah Gylen dhe ekstradimin e tij në Turqi.
Çavuşoğlu me këtë rast administratës amerikane i dorëzoi dokumentacionin në të cilin ka prova të reja në lidhje me këtë rast.
Pas tentimit të dështuar të grusht shtetit të korrikut, Turqia nga SHBA-të ka kërkuar zyrtarisht arrestimin e përkohshëm dhe ekstradimin e Gylen-it.