Me thirrje të Turqisë, e cila është kryesuesja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), sot në Stamboll mbahet mbledhja e OBI-it.
Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu bëri të ditur se janë të papranueshme të gjitha ndalesat dhe kufizimet ndaj kompleksit Haram al-Sharifit, përfshirë edhe kufizimin në moshë.
Me thirrje të Turqisë, e cila është kryesuesja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), sot në Stamboll mbahet mbledhja e organizatës ku do të diskutohet në lidhje me zhvillimet e fundit në kompleksin Haram al-Sharif.
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Komitetit Ekzekutiv të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik që organizohet në nivel të ministrave të Jashtëm, marrin pjesë përfaqësuesit e 38 vendeve myslimane dhe të 9 organizata të OBI-it.
Në fjalën e tij të mbajtur gjatë mbledhjes, ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu theksoi se heqja e masave të sigurisë dhe të detektorëve të metalit nga portat e Xhamisë Al-Aksa nga ana e Izraelit është një “hap i hedhur me gjykim të shëndoshë”.
Duke bërë të ditur se shpreson që ato që ndodhën në kompleksin Haram al-Sharif të mos përsëriten më, ministri Çavusoglu tha se të gjithë së bashku duhet të tregojmë kujdes ndaj provokimeve.
Çavusoglu theksoi se janë të papranueshme të gjitha ndalesat dhe kufizimet ndaj kompleksit Haram al-Sharifit, përfshirë edhe kufizimin në moshë, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Organizata e Bashkëpunimit Islamik do të monitoroj nga afër këtë çështje. Ne të gjithë do ti dalim për zot kompleksit të Haram al-Sharifit dhe Xhamisë Al-Aksa, e cila është kibla jonë e parë dhe vendi i tretë i shenjtë. Ne do të vazhdojmë të jemi pranë vëllezërve tanë në Jerusalem dhe Palestinë në këtë çështje”.
Policia izraelite më 14 korrik ditën e premte kishte vrarë 3 palestinezë me pretendim se kanë ndërmarr sulm të armatosur në Xhaminë Al-Aksa.
Ndërsa më vonë deklaroi se 2 policë të plagosur në këtë ngjarje kanë humbur jetën në spital.
Forcat izraelite, të cilat mbyllën Xhaminë Al-Aksa pas kësaj ngjarjeje, më 16 korrik hapi dy porta të kompleksit Haram al-Sharifit, por në hyrje kishte vendosur detektorë metali.
Ndërkaq më 25 korrik pas vendimit të marr nga ana e kabinetit izraelit të sigurisë nga portat e Xhamisë Al-Aksa janë hequr detektorët në fjalë.
Pas thirrjes së dijetarëve islam nga Jerusalemi, myslimanët më 27 korrik vajtën në kompleksin e Haram al-Sharifit për ta falur namazin e ikindisë, por policia izraelite nuk kishte hapur disa porta të Xhamisë Al-Aksa.
Pas reagimit të ashpër të palestinezëve forcat izraelite hapën të gjitha portat e xhamisë në të cilën u dyndën me dhjetëra mijëra besimtarë.
Më pas policia izraelite brenda Xhamisë Al-Aksa ndërhyri ndaj palestinezëve me bomba zhurmuese dhe plumba gome dhe mbylli të gjitha portat me përjashtim të portës Esbat.
Në këtë ngjarje u plagosën mbi 100 myslimanë palestinezë.