Në fjalën që mbajti në seancën e KS të OKB-së me temë “Rinia, Paqja dhe Siguria”, ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusollu tha se një nga arsyet e rritjes së ekstremizmit në Evropën Perëndimore është gjuha separatiste që përdoret nga disa politikanë
Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se një nga arsyet e rritjes së ekstremizmit në Evropën Perëndimore ishte gjuha separatiste që përdoret nga disa politikanë.
“Kjo qasje i ndan njerëzit në boshtin e përkatësisë fetare dhe etnike. Kjo është një lojë shumë e rrezikshme”, shtoi ai.
Mevlyt Cavushollu foli në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së me temë “Rinia, Paqja dhe Siguria”.
Çavushollu nënvizoi se vendimmarrësit dhe politikanët kanë një përgjegjësi të madhe për rolin e të rinjve në paqe dhe siguri.
“Një arsye tjetër e rritjes së ekstremizmit në Evropën Perëndimore është edhe gjuha separatiste që përdoret nga disa politikanë. Kjo qasje i ndan njerëzit mbi bazat e origjinës fetare dhe etnike. Kjo është një lojë shumë e rrezikshme”, tha shefi i diplomacisë turke.
Ministri Çavushollu theksoi se politikanët duhet të shmangin retorikat stereotipie dhe në vend të kësaj të inkurajojnë mesazhet e unitetit.
“Përgjegjësia e ekstremizmit dhe radikalizmit nuk mund ti ngarkohet një feje dhe shoqërie”,- u shpreh në vijim të fjalës së tij Çavushollu dhe shtoi: “Kjo është sfida jonë e përbashkët dhe me këtë duhet të përballemi të gjithë së bashku”.
Roli i rinisë në paqen dhe sigurinë botërore është i një rëndësie të madhe dhe një kontribut në këtë drejtim, pra që të rinjtë të luajnë rolin e tyre në politikat e paqes dhe sigurisë, mund të japin edhe bashkësia ndërkombëtare dhe institucionet ekzistuese, siç është Aleanca e Qytetërimeve, e cila bashkëkryesohet nga Turqia me Spanjën.
“Ne si Turqi do të vazhdojmë të kontribuojmë në të gjitha përpjekjet që do të bëhen në drejtim të forcimit të rinisë”, përfundoi Çavushollu.