Ministri i Jashtëm, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se Turqia nuk duhet bërë mjet i politikës së brendshme në Evropë.
Ministri Çavushollu bëri vlerësime për gazetarët në lidhje me kontaktet e zhvilluara në kuadër të mbledhjes me titull “Ndërtimi i Paqes dhe Vazhdimësia e Saj”, organizuar gjatë datave 24-25 prill me pararojën e Kryetarit të 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Miroslav Lajcak.
Ai tha se u takua me emra të rëndësishëm si Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, Kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Miroslav Lajcak, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas dhe ministrat e jashtëm të shumë vendeve të tjera.
Ai e vlerësoi takimin me homologun gjerman si të frytshëm.
“Qasja jonë është gjithmonë e njëjtë. Ne kërkojmë gjithmonë të krijojmë marrëdhënie miqësore me një vend si Gjermania dhe dëshirojmë që ti përforcojmë marrëdhëniet tona. Por edhe ata që kemi përballë duhet të tregojnë të njëjtën qasje. Duhet të kenë respekt për Turqinë” tha Ministri Çavushollu.
Kurse në lidhje me deklaratat e bëra nga disa vende në lidhje me zgjedhjet e 24 qershorit, Çavushollu tha: “Turqia nuk duhet të bëhet mjet i politikës së brendshme të disa vendeve. Në të vërtetë, pritshmëria ose kërkesa jonë nga vendet e Evropës dhe Bashkimi Evropian, nuk është bërja e diskriminimit pozitiv”.
Ai tha se me ish-ministrin e Gjermanisë, Sigmar Gabriel përpiqen të zhvillojnë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe me Maasin dhe Gabrielin kanë bashkë konfirmuar për vazhdimin e marrëdhënieve aty ku kanë mbetur.
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlyt Çavushollu u shpreh se me homologun gjerman shqyrtuan çështjet e organizatave terroriste PKK dhe FETO përfshi çështjet ligjore dhe të sigurisë dhe e ftoi Maas në aktivitetet e 150-vjetorit të themelimit të Gjimnazit Gjerman dhe Konferencën e Ambasadorëve, që do të zhvillohet në muajin gusht.