1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Çavuşoğlu: BE-ja e mori leksionin dhe i kuptoi gabimet

Më të lexuarat

Çavuşoğlu tha se tani edhe personalisht i ka përcjellë mesazh të qartë BE-së: “Nëse doni dialog dhe bashkëpunim, ato duhet të jenë të sinqerta dhe reale, larg standardeve të dyfishta”

VALLETTA (AA) – Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu, pas takimit me zyrtarët e Bashkimit Evropian në Maltë, deklaroi se BE-ja i ka kuptuar gabimet e saj ndaj Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Sot kam parë një atmosferë pozitive, por gjithashtu vërejta se kanë kuptuar edhe gabimet e tyre. Sigurisht, nëse janë të sinqertë”, tha Çavuşoğlu, i cili në Valletta u takua me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë Federica Mogherini, Komisionerin për zgjerimit Johannes Hahn dhe ministrin e Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel.

Pas takimit joformal të ministrave të Jashtëm të BE-së (Gymnich), Çavuşoğlu për AA konfirmoi se ministrat e Jashtëm të BE-së në mbledhjen e sotme kanë vendosur për vazhdimin e dialogut dhe bashkëpunimit me Turqinë.

Çavuşoğlu ka deklaruar se tani edhe personalisht i ka përcjellë mesazh shumë të qartë BE-së: “Nëse doni dialog dhe bashkëpunim, ato duhet të jenë të sinqerta dhe reale, duhet të jenë larg standardeve të dyfishta”.

Ministri turk edhe një herë theksoi se vendi i tij është i gatshëm që të hapë të gjithë kapitujt e bisedimeve me BE-në.

“Problemi ynë nuk është teknik. Pengesat që janë para nesh janë politike”, ka thënë Çavuşoğlu.

“Sot kam mundur të vërej se ata kanë nxjerrë leksionet nga qëndrimet dhe gabimet e tyre të mëparshme. Shpresoj të jenë të sinqertë. Mund të vëreja një atmosferë pozitive. Por, nëse rezulton se nuk janë të sinqertë, atmosfera e njëjtë mund menjëherë të ndërpritet që nesër”.

Mogherini theksoi se Turqia nuk është vetëm një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por edhe një partner strategjik i BE-së.

“Nga perspektiva e BE-së, mund të themi se negociatat për anëtarësim do të vazhdojnë. Nuk janë të ngrira e as të mbyllura”, tha ndër të tjera Mogherini.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit