2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Çavushollu: Turqia është e dyta në botë për dhënien e ndihmave humanitare

Më të lexuarat

Ministri Mevlyt Çavushollu tha se Turqia është vendi i dytë në botë për dhënien e ndihmave humanitare.

Çavushollu, në fjalimin e mbajtur në darkën e Asamblesë së Përgjithshme të Federatës së Shoqatave Ndërkombëtare të Gjysmëhënës së Kuqe dhe Kryqit të Kuq (IFRC), tha se sasia e ndihmave humanitare të bëra nga Turqia gjatë vitit 2016 arrin në vlerën e 6 miliardë dollarëve.

“Edhe nëse askush nuk zgjat dorën e ndihmës për 3 milionë e 200 mijë sirianë të strehuar në vendin tonë, ne do ti mirëpresim ata” tha ministri turk.

Në këtë darkë, krahas Ministrit të Jashtëm Mevlyt Çavushollu, morën pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Kerem Kënëk (Kerem Kınık), Kryetari i Federatës së Shoqatave Ndërkombëtare të Gjysmëhënës së Kuqe dhe Kryqit të Kuq, Tadateru Konoe dhe Prefekti i Antaja-s (Antalya), Mynir Karallollu (Münir Karaloğlu).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit