1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Çavushollu: Turqia avancon në ekonomi me parimin fito-fito

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pezulluar vizat nuk është i drejtë në asnjë mënyrë.

Ministri i Jashtëm, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pezulluar vizat nuk është i drejtë në asnjë mënyrë.

Mevlyt Çavushollu dha mësimin e parë në Universitetin Hasan Kaljonxhu (Kalyoncu) të rrethit Gazinatep, me rastin e çeljes së vitit të ri akademik.

Ai tha se ky universitet ka si parim të nxjerrë në jetë individë që mund të mendojnë në mënyrë kritikuese dhe të zotërojnë vetëbesim.

Çavushollu shpjegoi gjithashtu se universiteti e ka treguar veten brena një kohe të shkurtër dhe është kthyer në një qendër tërheqëse universitare për studentë nga vende të ndryshme të botës.

Ministri turk bëri të ditur se në mbarë botën duhet zgjeruar tregtia dhe duhen hequr zbatimet e vizave dhe shtoi: “Nuk e shohim aspak të drejtë vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për heqjen e vizave pas arrestimit të një punonjësi të Konsullatës së Përgjithshme të Amerikës në Stamboll, person ky që kishte lidhje me organizatën terroriste gyleniste, FETO”.

Ai rikujtoi se Turqia ka hequr vizat me shumë vende të botës dhe shtoi: “Në disa vende të Evropës sigurojmë udhëtim me letër identiteti pa përdorur pasaportë. Edhe me Ukrainë ka filluar udhëtimi pa pasaportë, ndërsa me Gjeorgjinë ky zbatim vazhdon prej kohësh. Para krizës me Sirinë kishin hequr pengesat dhe kufijtë. Nëse në rajon ka probleme, detyra jonë është që ti heqim ato. Krahas kësaj ne do të hapemi në botë”.

“Nismat e bëra në rajone të ndryshme të botës, janë pasqyruar sot në Tregti” tha Çavushollu dhe shtoi: “Nëpërmjet formulës fito-fito sot është siguruar një përfitim reciprok”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit