Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) reagoi në lidhje me vendimin e Parlamentit Evropian për të ngrirë përkohësisht procesin e bisedimeve për anëtarësim e Turqisë.
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) në lidhje me vendimin e Parlamentit Evropian për të ngrirë përkohësisht procesin e bisedimeve për anëtarësim e Turqisë në Union bëri të ditur se kjo nuk ka asnjë vlefshmëri për Turqinë dhe shtoi: “Nëse me vendime të tilla kërkojnë të gjunjëzojnë Turqinë, kjo nuk do të funksionojë me ne”.
Çavushollu duke rikujtuar se vendime të tilla të marra më parë nga Bashkimi Evropian dhe Parlamenti Evropian janë refuzuar nga Turqia, tha: “Parlamenti Evropian ose institucione të Bashkimit Evropian si këshilli, komisioni, nëse marrin vendime konstruktive, qofshin këto kritika, ne i vlerësojmë madje edhe përfitojmë nga ato. Por nëse merret një vendim në mënyrë qëllimore atëherë ne e refuzojmë dhe nuk e vlerësojmë. Në të vërtetë, ky vendim ul nivelin e Parlamentit Evropian dhe Bashkimit Evropian”.
Çavushollu në lidhje me deklaratat e Parlamentit Evropian se nuk do të hapen kapituj negociatash dhe se ato do të pezullohen, rikujtoi se zaten shumë kapitujve i është vënë pengesë për shkak të çështjes së Qipros ose për shkak të disa vendeve brenda Bashkimit Evropian.
Ministri turk shpjegoi se vendet që kanë filluar negociatat e anëtarësimit në një periudhë të afërt me Turqinë, sot janë vende anëtare të Unionit ose kanë hapur më shumë kapituj, por ndaj Turqisë prej vitesh zbatohet një standard i dyfishtë.
Ai tha se personat që dhanë projektrezolutën në lidhje me vendimin e Parlamentit Evropian janë ata që u hidhëruan nga dështimi i tentativës së grusht shtetit më 15 korrik jo ata që u lumturuan. Pararoja e kësaj projektrezolute janë ata që mbështesin organizatën separatiste terroriste PKK dhe që përpiqen ta heqin atë nga lista e organizatave terroriste.
Çavusollu e cilësoi vendimin “si tregues të dobësisë në të cilën gjendet Bashkimi Evropian” dhe u shpreh se Unioni në vend të dëshirës për tu hapur jashtë dhe për të qenë një aktor global filloi të “mbyllet në vetvete si një frikacak”.
Ministri Çavushollu theksoi se populli turk nuk përfill vendimin dhe kërkon që Turqia të hedh hap kundër këtij vendim dhe këtë do ta vlerësojnë.
Ministri i Jashtëm i Turqisë bëri të ditur se me këtë vendim Parlamenti Evropian ka shkatërruar besueshmërinë ndaj tij dhe shtoi: “Me këtë mungesë vizioni të vënë në shesh bie edhe besueshmëria, qartësia dhe reputacioni i bashkimit Evropian. Edhe Anglia nuk dëshironte të merrte pjesë brenda një Bashkimi Evropian të tillë. Bashkimi Evropian duhet të rishikojë (kontrollojë) veten, duhet të rishqyrtojë politikat e tij dhe duhet të marrë mësim nga gabimet. “Nëse me vendime të tilla kërkojnë të gjunjëzojnë Turqinë, kjo nuk do të funksionojë me ne”.