Ministri i Punëve të Jashtme Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) deklaroi se ai e sheh të drejtë ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Siri.
Ministri i Punëve të Jashtme Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) deklaroi se ai e sheh të drejtë ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Siri.
Ai tha se nismat e Amerikës duhet të vazhdojë dhe se në këtë vend sa më parë duhet të formohet qeveria e tranzicionit.
Gjatë vizitës së tij në Antalja, Çavushollu në fjalimin e mbajtur u përqendrua në sulmin e me raketa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ndaj bazën ajrore të regjimit të Esadit në Siri.
“Ndërhyrja nuk duhet të kufizohet vetëm me sulmin ndaj bazës ajrore dhe kjo nuk duhet të jetë fundi i ndërhyrjes së SHBA-së në Siri pasi diçka e tillë do të ishte vetëm si një makijazh. Pra sulmi nuk duhet të jetë në formën ‘ndërhymë dhe kaq’. Zgjidhja politike është më ideale. Në Siri është i domosdoshëm që sa më parë të formohet qeveria e tranzicionit”, theksoi Çavushollu. Në Siri duhet të që largohet Esadi dhe të vijë në krye një qeveri që mund të pranohet nga të gjithë sirianët”.
Turqia nuk ka një agjendë të fshehtë as për Sirinë dhe as për Irakun.
“Ne dëshirojmë unitetin dhe paqen për të dyja vendet. Për këtë arsye jemi duke vazhduar përpjekjet tona” tha ministri i jashtëm turk.
“Turqia do të luaj një rol të rëndësishëm në rindërtimin e Sirisë. Në këtë proces e gjithë bota ka filluar të kuptojë se çfarë nënkuptojmë ne kur themi zonë e sigurt” tha Çavushollu.